Kryetari i Parlamentit të Ukrainës uron Spiropalin: Ju ftoj të na vizitoni! Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë në luftën me Rusinë

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës uron Spiropalin: Ju ftoj të na vizitoni! Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë në luftën me Rusinë

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk dhe kryetarja Kuvendit, Elisa Spiropali

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk ka uruar kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, me rastin e zgjedhjes si kryeparlamentare, ndërsa ka vlerësuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës në luftën me Rusinë.

Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, i ka bërë edhe një ftesë kryeparlamentares që të vizitojë Ukrainën.

“Në emër të Verkhovna Rada të Ukrainës dhe në emrin tim, ju uroj për emërimin në postin e Kryetares së  Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ne vlerësojmë shumë qëndrimin konsistent të Kuvendit të Shqipërisë dhe mbështetjen për popullin e Ukrainës, i cili po i reziston me guxim agresionit të armatosur rus në shkallë të gjerë. Jam i bindur se Ukraina dhe Shqipëria, duke ndarë prioritete të përbashkëta të politikës së jashtme, kanë mundësi të mëdha për përparimin e bashkëpunimit të suksesshëm. Duke konfirmuar gatishmërinë dhe vullnetin për të avancuar bashkëpunim konstruktiv mes dy shteteve, veçanërisht në nivel parlamentar, ju ftoj të vizitoni Ukrainën në një kohë të përshtatshme", shkruan në letrën e urimit Kryetari i Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

I gjuajti me grusht kryeministres daneze, polaku: Nuk mbaj mend, isha shumë i dehur

I gjuajti me grusht kryeministres daneze, polaku: Nuk mbaj mend, isha shumë i dehur