Në Këshillin Kombëtar të PD janë 28.5% e anëtarësisë nga Tropoja, 12.6% të afërmit e Berishës

Kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm, Shpëtim Agolli thotë se pjesa më e madhe e të përzgjedhurve në Këshillin Kombëtar të Berishës janë nga Tropoja. Me anë të një shkrimi, Agolli thotë se 28.5% e anëtarësisë vijnë nga Tropoja ndërsa 12.6 % janë të afërmit e Berishës. Ndër të tjera bëri krahasim me Korçën që është shumë herë më i madh, por ka vetëm 4.5% të anëtarësisë së Këshillit Kombëtar.

“Një kuriozitet me KK e Saliut. Qarku i Korçes është për frymë popullsie dhe sipërfaqe nga madhësia i 6-ti në RSH. Tropoja nuk e di se në cilin qark hyn, por nuk ka rëndësi qarku, rëndësi ka rrethi Tropojë nga vjen. Nga Tropoja në KK të PD janë 28.5% e anëtarësisë dhe prej tyre janë 12.6% të afërmit e Saliut. Nga Qarku i Korçës janë vetëm 4.5%. Dikush do thotë: E mo ç'po na thua? E di që disa do më keqkuptojnë por nuk ka problem. E rëndësishme është forcimi i pozitës të Saliut. P.s Kjo vërteton se e gjithë narativa e ngritur nga Saliu për 8 muaj rresht, kishte qëllim vetëm mbrojtjen e interesit personal”, shkruan Agolli.

Dy ditë më parë në Partinë Demokratike u bë publike nga Albana Vokshi lista me 150 anëtarët e zgjedhur për në Këshillin Kombëtar të PD-së, në strukturat e reja që po ngrihen nga Sali Berisha edhe pse ende nuk ka një vendim përfundimtar nga gjykata nëse Komisioni i Rithemelimit do ta drejtojë apo jo. Ajo që është vënë re nga lista fituese dhe nga lista jo fituese është se Këshilli Kombëtar i PD tashmë do të ketë shumë familjarë të Berishës dhe të besnikëve të tij më të mëdhenj, ndërkohë që janë spastruar jo besnikët.

Veç Berishës, i cili është automatikisht anëtar i Këshillit, në listë janë edhe dhëndri e tij, Jamarbër Malltezin, nipi Sevalgon Berisha dhe kushëriri Mal Berisha. Menjëherë sapo të konstituohet, Këshilli i PD, duhet të zgjedhë kryetarin e Këshillit, mes dy kandidaturash që do të propozohen nga Rithemelimi. Po ashtu para 22 majit, Këshilli duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:05
Themeluesi i PD tregon përballjen me Floriana Garon në Kuvendin e Berishës: Kisha 30 minuta që prisja, ajo s'respektoi radhën, erdhi, votoi dhe iku

1651238690_Screenshot1.jpg

Ish-anëtari i grupit nismëtar për themelimin e Partisë Demokratike, njëherazi themelues i degës së PD në Lushnje, Arben Sulo, ka rrëfyer një ngjarje me zëdhënësen e Sali Berishës Floriana Garo.

 “Qëlloi qe ‘në dhjetoristëve’ në Kuvendin e djeshëm na kishin caktuar të votonim bashkë me gratë e forumit, koincidencë, a ndoshta që kemi qenë historikisht shume xhentilë me femrat, duke filluar nga Azemi, në Benat e të gjithë. Deri këtu e thëne me humor, po ndërsa me Vin Shvarcin, themelues e kontribuues prej 32 vjetësh, prisnim me durim radhën prej me shume se gjysmë ore, bashke me zotërinj e zonja të tjera, një zonjë e gjatë vjen, direkt pa radhë, merr fletën e në pak minuta voton. Nuk e njoha menjëherë, se tani vonë e kam parë në PD, ishte znj. Floriana Garo. Me bëri përshtypje me thëne të drejtën, për me tepër që në USA, akoma më shumë në Zvicër, e respektojnë më shumë radhën..., por vazhdimi me beri akoma me shume përshtypje.... Nejse, ‘c'est la vie’, ju uroj një fundjave sa më të bukur”, ka shkruar ai.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TOMOR LABI: 10/05/2022 16:16

    Te dashur miq! Jam nje antar i PD qe ne vitin 1992. Ju bej nje thirrje te forte dhe me ndergjegje te plote: Mbylljani gojen Sali Berishes, mos e lini te flase apo te drejtoj dhe te organizoj mbledhje apo intervista. Mos e pranoni dhe mos lejoni te zgjidhet kryetar i partise perseri. Mos e perfshini ne zgjedhjen e presidentit se do te deshtoni dhe socialistet do zgjedhin me budallallekun qe i karakterizon dhe per inatin tuat cil te duan. Do humbasim zgjedhjet lokale pra dhe bashkite si dhe me vone zgjedhjet parlamentare pra pushtetin.Te jeni te sigurt. Ne do tu mallkojme dite e perdite gjith kohen ,Mendohuni mire.

    Përgjigju
  • Gradishta: 02/05/2022 20:33

    Fatkeqsi për ty zotri që akoma nuk ke arritur t'a kuptosh,demokratët e vertetë dhe idealiste si puna jote udhëheqësi jot shpirtëror S.Berisha gjithmonë i ka dash dhe i ka përdorur si numurorë topi për të mbushur sheshet e sallat se partinë e ka për vetë dhe b*thëlëpirsit e tij të tipit Garo,Noka,Kokolari e kompani që dinë vetëm me e mjelë partinë e Shqipërinë për vete e për salinë.

    Përgjigju
  • franci: 02/05/2022 18:16

    Sigurisht eshte partia e shpellareve dhe e prostitutave...

    Përgjigju
  • RRANGALL KASAP RËXHËP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/05/2022 16:29

    O Shqiptar imagjinoni të vi Sali Lista në pushtet se ça i punon ai Shqipris. Sali Lusha është një INJORANT me 4 klas shkoll, hajdut pulash një familje e degjeneruar analfabetësh dhe idjotësh. E ky hajdut pulash do ju drejtori juve po fitoi kanali i mutit pd partia wc. O çfar tmerri Sali Gabzherri hajduti PULAVE po mendon se si Shqiprin ta shkatroi e në gop të sëmës tju çoi o Shqiptar karralloi. Prandaj mendohuni mir kur votën ta lëshon e plera si Sali Lusha në pith të sëmës ti çuni.

    Përgjigju
  • Hahaha: 02/05/2022 14:32

    Saliu asht pukian

    Përgjigju
  • Dori: 02/05/2022 13:47

    Vetem me ket kriminel pas hekurave shpeton ky popull

    Përgjigju
  • Dhjetoristi: 02/05/2022 13:39

    Çthot Salia bën partia Çdon partia e dinë Salia Kot është tu fol anëtarësia Mjafton me qën mirë Salia Ai asht vet gjithësia Këto e thot tan flamurëria

    Përgjigju
  • Gripi: 02/05/2022 13:37

    PD qe ne themelimin e saj ka qene parti Krahinore dhe rraciste po mortja i hengert ata nga shqiperia e mesme e deri ne konispol qe votojne kete parti Tropojanesh dhe qe perfaqeson vetem interesat e nje grupi te vogel verioresh. PD nuk ka qene kurre parti kombetare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit