Kryetarja e AIDSSH, Sula prezantoi në parlament raportin vjetor 2023: Në sitë zyrtarë të lartë dhe kandidatë! Hetime për varret e të të zhdukurve në diktaturë

Kryetarja e AIDSSH, Sula prezantoi në parlament raportin vjetor 2023:  Në sitë zyrtarë të lartë dhe kandidatë! Hetime për varret e të të zhdukurve në diktaturë

Kryetarja e AIDSSH, Gentiana Sula

Modernizimi i arkivës, verifikimi i zyrtarëve të lartë, gjetja e vendvarrimeve të të zhdukurve në kohën e diktaturës, edukimi qytetar, shërbimet si dhe ndryshimet ligjore ishin pikat kyçe ku u ndal raportimi i AIDSSH për vitin 2023 në parlament. Kreu i këtij institucioni, Gentiana Sula lexoi raportimin rreth orës 3 të mëngjesit të 19 korrikut, në seancën e fundit parlamentare për këtë sesion.

Sula theksoi se raporti dokumenton punën e kryer për t’i shërbyer rishqyrtimit historik të policisë politike si Ish-Sigurimi i Shtetit, sjelljen e narrativave të atyre që u targetuan si kundërshtare apo armiq të kohës, “përmes përmirësimit të cilësisë dhe shpejtësisë në shërbimin e dokumenteve, bashkëpunimin e zgjeruar e të qëndrueshëm me institucione si brenda dhe jashtë vendit”.

Në lidhje me modernizimin e arkivës, AIDSSH është angazhuar për grumbullimin e vazhdueshëm te dokumentacionit arkivor dhe krijimin e arkivës digjitale të pagëzuar si “Mediatekë” me qëllim akses më të gjerë në dokumenta. Ndërsa vijon grumbullimi i dokumentacionit të hartuar nga ish-Sigurimi i Shtetit nga institucionet e tjera.

Me ndryshimet ligjore, gjatë vitit të kaluar janë marrë 21 Vendime të Komisionit të Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit 5,591 njësi arkivore (dosje, fashikuj etj.) prej 237,259 fletë dokumente arkivore brenda vitit, inventarët e të cilëve janë publikuar në fletoret zyrtare dhe buletinet e isntitucionit. Janë dyfishuar dosjet fizike të digjitalizuara në krahasim me një vit më parë, 2113 dosje fizike nga 1019 në vitin 2022, 175 dosje të mikrofilmuara, me një total prej 158 268 faqe dokumente arkivore si dhe ka nisur skanimi masiv i dokumenteve me afro 1.500.000 imazhe, kjo me kontraktim me palët e treta.

Gjatë vitit 2023 AIDSSH ka ofruar shërbimin e tij për individë, studiues dhe media duke regjistuar 457 kërkesa të reja individuale dhe 112 kërkesa studimore mediatike. Janë vënë në dispozicion 1329 dosje, me rreth 138 010 faqe, ndër të cilat rreth 10 522 faqe kanë kaluar në proces anonimizimi. Puna e AIDSSH ka vijuar edhe në verifikimin e figurave ku janë gjatë vitit të kaluar janë verifikuar 257 kandidatë nga të cilët vetëm 14 prej tyre figurojnë në dokumente të Ish-Sigurimit të Shtetit. Janë paraqitur gjithashtu me iniciativë personale 4 kërkesa për verifikim nga deputetë në detyrë të Kuvendit të Shqipërisë.

Për zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023, AIDSH dërgoi shkresa pranë 50 subjekteve politike apo koalicioneve të regjistruara, por janë paraqitur vetëm 2 kërkesa një nga kandidati për Këshillin Bashkiak Vlorë dhe tjetra nga kandidati për Këshillin Bashkiak Krujë.

Kryetarja e AIDSSH-së theksoi se: “Vijon të mbetet problematikë mungesa e bashkëpunimit nga ana e subjekteve politike, që çon në moszbatim të detyrave ligjore të ngarkuara sipas përcaktimeve të nenit 30 të ligjit. Paketa me propozime e dorëzuar nga Autoriteti për ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor do të krijojë hapësirën ligjore që të kryhet verifikimi i gjithë kandidatëve që kandidojnë në zgjedhje.”

Lidhur me ri- verifikimin e figurave të zyrtarëve të pajisur më parë, me çertifikatë pastërtie figure AIDSSH ka identifikuar 13 zyrtarë në 6 institucione: o 1 kandidat i MEPJ është liruar nga detyra për efekt të moshës së pensionit. o 1 kandidat i KLGJ-së, nuk është emëruar në ndonjë detyrë nga ana e KLGj.

Për 4 kandidatët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, dy prej tyre nuk janë më në Policinë e Shtetit, e dy zyrtarët e tjerë nuk janë subjekte verifikimi sipas ligjit nr. 12/2018. o Kandidati i Gjykatës së Rrethit Vlorë, është skualifikuar nga vettingu ndërsa 2 institucione nuk kanë kthyer ende përgjigje zyrtare.

Ndryshim ligjor ka dhënë rezultat pasi në vitin 2023, për një kandidat të pajisur më parë me çertifikatë pastërti figure, i cili pas ri-verifikimeve figuroi në detyrën e prokurorit në një çështje penale politike.

Gjithashtu, AIDSSH u investua për një raport mbi qasjen krahasuese të verifikimit të figurave mes komisioneve të mëparshme dhe të standartit të ligjit 45-15 dhe gjeti të dhëna të rëndësishme që informojnë trashëgiminë e Ish-Sigurimit të Shtetit në periudhën tranzitore, fakte të cilat janë bërë dhe publike, në formë statistike, për sa kohë ende dokumentat burimore që janë prodhuar nga SHISH janë të padeklasifikuara. “Prandaj në këtë kuadër kërkojmë bashkëpunimin e forcave politike apo komisionit të reformës zgjedhore. Autoriteti përsëri ka paraqitur propozime për ndryshime ligjore në Kodin Zgjedhor që do të krijojnë hapësirën ligjore që lejojnë të kryhet verifikimi i të gjithë kandidatëve që kandidojnë në zgjedhje”- tha kryetarja Sula.

Gjatë viti të kaluar AIDSSH ka realizuar 49 aktivitete, konferenca dhe simpoziume dhe 50 botime të printuara dhe online, si dhe ka organizuar 4 ekskpozita me burime arkivore duke përkujtuar ngjarje të rëndësishme për periudhën 1994-1991.

Në fushën e edukimit qytetar është konkretizuar me sukses bashëpunimi zyrtar me MAS për përfshirjen në kurrikulën e arsimit parauniversitar të informimit mbi aktivitetin e ish-Sigurimit të Shtetit. Konceptimi dhe vënia në funksion e platformës “Mësojmë nga e kaluara, burime arsimore të hapura 1944-1991”, një platformë interaktive me burime parësore si arkivë, dëshmi gojore, etj., e cila po bën bashkë aktorët e kujtesës dhe ekspertët e arsimit, me qëllim edukimin për qytetari demokratike.

Themelimi, në këtë kuadër i aktiviteteve periodike si Klubi Librit, Arkiva e Hapur, Dosja e Hapur, Leksione te Hapura, por edhe botime për arsimin parauniversitar janë një sërë hapash konkretë në misionin e AIDSSH-së për edukimin qytetar.

Së fundi në lidhje me vendet e kujtesës, puna AIDSSH-së gjatë vitit 2023 ka vijuar me planet për realizimin e një memoriali në Ersekë në nderim të të vrarëve dhe të zhdukurve në kufi si dhe ndërtimit të një varreze monumentale në Tiranë për të zhdukurit nga diktatura, ekzekutuar apo vrarë e vdekur në situata të pahetuara në burgje, kampe, hetuesi, kufi.

Ndërsa propozimet e Autoritetit në ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, për përfshirjen në ndërtimin e Muzeut Kombëtar “Kampi i Punës së Detyruar të të Burgosurve Spaç” dhe Muzeu Kombëtar “Kampi i Internimit me Tela me Gjemba Tepelenë”, ende nuk janë miratuar.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhei: 20/07/2024 01:20

    Para pak ditesh dolen ne tv live pse ben sikur nuk shikon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi