Kryetarja e KPA takon ambasadorin Zingraf, në fokus procesi i Vettingut dhe sfidat

Kryetarja e KPA takon ambasadorin Zingraf, në fokus procesi i Vettingut dhe sfidat

Albana Shtylla dhe ambasadori Peter Zingraf

Kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Albana Shtylla priti sot në ambientet e Kolegjit ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf.

Gjatë këtij takimi, Shtylla e njohu ambasadorin me ecurinë e deritanishme të procesit të vetting-ut dhe në mënyrë të veçantë, me shqetësimet, sfidat dhe angazhimin e Kolegjit për të patur një proces të shpejtë dhe të suksesshëm. Gjithashtu, gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë dhe përgatitjet që po bën Kolegji i Posaçëm i Apelimit në kuadër të juridiksionit disiplinor për sistemin e drejtësisë.

Nga ana e tij, ambasadori Zingraf shprehu gadishmërinë për të ndërmjetësuar në vendosjen e një marrëdhënieje bashkëpunimi dhe shkëmbimi eksperiencash sa i përket Juridiksionit Disiplinor, mes Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Gjykatës kompetente gjermane, duke konsideruar procedimet disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë shkelës të ligjit, si një element mjaft të rëndësishëm në rikthimin e besimit të publikut tek drejtësia.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari