SHBA - Pas 6 dekadash, statuja e Davidit është rikthyer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Skulptura është skalitur në një bllok mermeri masiv me një gjatësi 4.35 dhe peshon 9 ton.

Kryevepra ështe krijuar nga Mikelanxhelo, arkitekt, skulptor, dhe poet i madh i Rilindjes italiane.

Skulptura e famshme u prezantua nga Ministri i Jashtëm italian Giulio Terzi në Galerinë Kombëtare të Arteve në Washington ku shënoi dhe fillimin e vitit të kulturës italiane.

Ai u shpreh se statuja është një kryevepër e vërtetë, por ndoshta edhe një simbol i lidhjeve të forta historike dhe miqësore mes Shteteve të Bashkuara dhe Italisë.

Hera e fundit që skultpura u prezantua në SHBA ishte viti 1949, ku më shumë se 800.000 vizitorë morën pjesë në ceremoninë e inagurimit nga Presidenti Harry Truman.

Skulptura do të ekspozohet në galeri deri në 3 mars të vitit 2013.

(lc/Gre.M/Shqiptarja.com)