Kryeveprat e '900-s në Tiranë,
Kumbaro:S’keni pse shkoni në Romë!

Kryeveprat e '900-s në Tiranë,<br />Kumbaro:S’keni pse shkoni në Romë!
Për të shijuar kryeveprat e  artit roman nuk është nevoja të shkoni deri në Romë". Kështu shkruan në Facebook-un e saj ministrja e Kulturës, e cila fton gjithë publikun kryeqytetas të bëhet pjesë e  ekpozitës së veçantë, e cila do të qëndorjë e hapur nga 16 janari deri më 2 prill 2017.
 
"S'ka nevojë  të shkoni deri në Romë, për #Roma900.Punohet intensivisht dhe investohet në Galerinë  Kombetare të  Arteve për të shpalosur kryeveprat tashmë pak hapa larg, këtu në  Tiranë duke filluar nga data 16 janar.Ndërkohë përgatitet skuadra e edukimit kulturor që për 3 muaj do të mirëpresë nxënësit e shkollave me një program të dedikuar për fëmije e të rinj",- shkruan Kumbaro, e cila zbulon edhe disa foto nga instalimi i këtyre veprave në GKA..
 
100 kryeveprat e autorëve italianë të piktorëve të njohur romanë janë përzgjedhur nga fondi prej 3000 veprash të Galerisë së Artit Modern në Romë.

[gallery]20577[/gallery] 
Midis pikturave, skulpturave, akuareleve dhe skicimeve, rrugëtimi ekspozitës – kuruar nga Arianna Angelelli, Maria Catalano dhe Federica Pirani - hulumton përmes kulturës artistike e cila i ka rrënjët e saj në Romë dhe në Itali në gjysmën e parë të shekullit të XX-të.

Figurat femërore të mrekullueshme, portretet e personazheve të famshëm, natyrat e qeta, pamjet e Qytetit të Përjetshëm dhe të fushave romane: janë këto temat dhe subjektet që kanë kontribuar në afirmimin e artistëve të mëdhenj si Giacomo Balla (Ritratto di Nathan, 1910 - Portreti i Nathan-it), Carlo Carrà (Partita di calcio, 1934 - Ndeshje futbolli), Giorgio de Chirico (Combattimento di gladiatori, 1933-1934 - Ndeshje gladiatorësh), Filippo de Pisis (Natura morta - pesci e bottiglia, 1925 - Natyrë e qetë - peshq dhe shishe), Giuseppe Capogrossi (Giuochi del 1935 - Lojëra), Renato Guttuso (Tetti di Roma, 1957-59 - Pullazet e Romës) e Adolfo De Carolis (Donna con fiori - Nudo di donna con rose, 1910 - Grua me lule - Nudo gruaje me trëndafila).
 
Kryeveprat romane, një koleksion i çmuar nga 60 autorë të ndryshëm  sjellin të gjallë evolucionin e gjuhëve artistike të kohës duke kaluar nga Simbolizmi tek Futurizmi dhe nga Klasicizmi deri tek Abstraksioni.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre