Kryevirologu amerikan Fauçi: Vaksina antiCovid nuk do të na mbrojë të gjithëve

Kryevirologu amerikan Fauçi: Vaksina antiCovid nuk do të na mbrojë të gjithëve

Siç është njoftuar nga shumë personalitete, do të duhet ende pak kohë para se popullata botërore shpëtojë përfundimisht nga koronavirusi dhe çelësi për këtë janë vaksinat

Për këtë fakt është i bindur edhe kryeeksperti amerikan Anthony Fauci

i cili, në një intervistë dhënë për gazetën italiane La Repubblica shpjegoi se në cilën pikë jemi në luftën kundër virusit dhe kur mund të kthehemi në normalitet

" Unë nuk kam asnjë dyshim: ne do të kthehemi në jetën normale dhe këtë do ta bëjmë përmes një kombinimi vaksinavesh të sigurta dhe efektive dhe politikave adekuate shëndetësore", - siguroi virologu i famshëm, i cili megjithatë tha se do të duhet kohë. 

"Kjo varet nga një numër faktorësh.Para së gjithash vaksina… do ta kemi atë shpejt dhe do të shpërndahet gjatë vitit 2021. Pra, nëse njerëzit vazhdojnë të sillen si duhet dhe do të vaksinohen, një vit nga tani ne do të fillojmë të jemi jashtë emergjencës shëndetësore. Ndoshta jo plotësisht në të gjithë botën. Që Covid të mos ketë asnjë shënjë ndër ne do të duhet 4 vite, por pjesa më e madhe e Botës do të fillojë të shpëtojë nga infeksioni duke filluar nga viti 2021

Po për Krishtlindje?

Ndoshta këtë vit nuk do të jemi në gjendje të festojmë si zakonisht dhe duhet të bëjmë disa sakrifica në emër të shëndetit publik, por në 2021 gjithçka mund të kthehet në normalitet.

Fauci tregohet i kujdesshëm… "Ka kaq shumë vaksina që po testohen në të gjithë botën. Dhe fakti që ato po tregojnë se janë efektive në nxitjen e reaksioneve imune më lejon të jem optimist por dhe i kujdesshëm. Unë shpresoj se deri në Krishtlindje 2021 do të jemi në gjendje të kthehemi në një formë të normalitetit".

Me pak fjalë, vetëm duhet të presim për vaksinën e duhur, edhe pse virologu amerikan e përjashton që ajo do të na ofrojë mbrojtje të plotë

"Ka shumë vaksina që mbrojnë 95-97%, të tilla si fruthi që është një nga më të efektshmet. Unë dyshoj se do të kemi një vaksinë kaq të efektshme kundër Covid-19. Shpresoj që po, por do të isha i kënaqur nëse do të kishim një vaksinë që ishte efektive 70-75% apo më shumë. Kjo nuk do ti mbrojë të gjithë, por do të mbrojë shumicën. Dhe kështu virusi nuk do të ketë mundësi të përhapet. Kjo do të jetë gjë e mirë".

Në fund, ai bëri thirrje për të njëjtat rregulla që duhet të zbatohen gjithmonë. Mbanii maskën në ato hapësira ku nuk është e mundur të garantoni distancën, shmangni grumbullimet, siguroni gjithmonë higjienë të kujdesshme të duarve. 

Dhe, ndërsa presim që vaksina të mbërrijë, testimi i disa ilaçeve kundër koronavirusit vazhdon. Virologu shpjegoi se për momentin ka dy ilaçe premtuese, njëra prej të cilave në veçanti është në gjendje të zvogëlojë kohën e shërimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin