Një ditë pas përfundimit të ndeshjes Zvicër - Shqipëri, e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për vendasit, vazhdojnë dyshimet dhe komentet për dështimin e mesfushorit të përfaqësueses zvicerane, Granit Xhaka në ndeshjen kundër Shqipërisë. Pas medieve zvicerane edhe mediat gjermane kanë komentuar rastin e pastër që kishte Xhaka për të trefishuar shifrat e rezultatit në minutën e 83' pas një pasimi nga e majta e sulmit. Mediat gjermane shprehen se mesfushori shqiptar nuk ka dashur të shënoi gol, pasi në çastet vendimtare iu morën këmbët para portës së Shqipërisë.
Sakaq, edhe në zvicer e kanë analizuar me hollësi videon duke e ripërsëritur disa herë, madje, thuhej se Xhaka pati plot opsione tjera para se të godiste topin drejt portës. Theskojmë që mesfushori zvicerian me origjinë kosovare para ndeshjes është akuzuar nga presidenti i federatës shqiptare të futbollit dhe tifozeria si tradhëtarë pasi injoroi ftesën për të qënë pjesë e përfaqësueses kuqezinj. Xhaka është sulmuar më shumë nga pesë futbollistët me origjinë shqiptare që luajë me ekipin e Zvicrës. Pas ndeshjes, Xhaka ka deklaruar se "ka pasur momente që ndihesha shumë në vështirësi, pavarësisht se më quajnë tradhëtarë, unë e ndije veten shqiptarë".Ndërkohë që pas ndeshjes pesëshja e famshme ka lënë një dritare të hapur për të luajtur me Kosovën nëse do të njihet nga UEFA.
(d.b/shsqiptarja.com)
/Shqiptarja.com