Pas fitores surprizë të notares kineze Ye Shiwen në disiplinën e 400 metrave stil i përzier akoma vazhdojnë dikutimet për notaren 16 vjeçare. Në të gjithë botën Ye Shiwen është në qendër të vëmendjes së mediave, aq më tepër pas deklaratave të një trajneri amerikan, i cili hodhi dyshime se notarja mund të kishte marrë substanca të ndaluara. Por analizat anti doping kanë vërtetuar të kundërtën duke i dhënë të drejtë notares kineze.

Stafi mjeksor kinez, i indinjuar nga deklaratat e ekipit olimpik amerikan ka reaguar ashpër. ”Ekipi kinez është kontrolluar 100 herë dhe ka rezultuar i pastër. Më vjen keq për deklaratat e ekipit Olimpik të Amerikës, çfarë mund të themi për Majkëll Felps, i cili arriti të fitonte 8 medalje në Pekin. Asnjëherë nuk kemi thënë se ai ka marrë substanca të ndaluara”.

Reagime kanë ardhur edhe nga Kina, e cila ka mbrojtur notaren e saj duke lavdëruara paraqitjen e mrekullueshem. Por pa u mbyllur jehona e fitores në garën e 400 metrave, Ye Shiwen ka fituar edhe në garën e 200 metrave stil i përzier, madje me rekord botëror, 2 minuta 7 sekonda e 57 të qindat. Pavarësisht deklaratave të shumta, Ye Shiwen është kthyer në një idhull nga të gjithë të rinjtë në të gjithë globin për performancën e realizuar në një moshë shumë të vogël duke vendosur rekord botëror.

(d.b/shqiptarja.com)