Kryqëzimi i 'vdekjes' në Yzberisht të Tiranës! S’ka semaforë, shoferët e kthejnë në pistë garash kush kalon i pari

Një rrugë e cila duhet të përshkohet me 40 km në orë, është kthyer në pistë garash për shoferët e papërgjegjshëm. Dy ditë më parë një aksident me vdekje ndodhi në bulevardin e Yzberishtit, kurse mungesa e një semafori bënë që shoferët të sfidojnë njeri-tjetrin duke rrezikuar jetën e të tjerëve.

Shpejtësia tej normave të lejuara në një rrugë urbane dhe manovra e gabuar për t'u kthyer në një kryqëzim ku nuk lejohet, janë dy shkaqet e aksidentit me vdekje që i morën jetën Fatmir Avdillarit.

Kjo është video e momenteve ku mbi motor Avdilllari i njohur si 'Xubi' i Yzberishtit ecën me një shpejtësi të lartë, duke mos i dhënë atij mundësin të frenojë pasi kishte një mjet që po kthehej përpara.

Ndërsa kthesa e shoferes në Toyta Yaris sipas ekspertëve rrugorë është e gabuar pasi nga korsia e mesit në karexhatë ajo lëviz për në korsinë e kthesës në të majtë duke mos e mbajtur këtë korsi që në fillim.

1620914305_Sequence03.00004105.Still003.jpg

Kryqëzimi

1620914354_Sequence03.00002611.Still002.jpg

Makina tip Toyota e perfshire ne aksident

 

1620914388_Sequence03.00010610.Still004.jpg

Makina tip Opel e perfshire ne aksident

1620914448_Sequence03.00000800.Still001.jpg

Momenti i aksidentit

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ngec integrimi i Shqipërisë në BE, sipas jush e kujt është përgjegjësia?

Komento

Komente

  • Goni: 13/05/2021 17:13

    Duhen radare elektronik qe gjobisin shkelesit e rregullave te qarkullimit ashtu si funksjonon ne BE

    Përgjigju
  • Shkel e shko: 13/05/2021 16:23

    Jo vetëm aty,po duhet një Studim serioz ,profesional e afatgjatë i gjithë Rrugëve në Tiranë e gjithë Shqipërinë!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

“100 vjet nga udhëtimi i Justin Godart në Shqipëri”, konferenca shkencore e mbajtur sot në Akademinë e Shkencave