Një rrugë e cila duhet të përshkohet me 40 km në orë, është kthyer në pistë garash për shoferët e papërgjegjshëm. Dy ditë më parë një aksident me vdekje ndodhi në bulevardin e Yzberishtit, kurse mungesa e një semafori bënë që shoferët të sfidojnë njeri-tjetrin duke rrezikuar jetën e të tjerëve.
Shpejtësia tej normave të lejuara në një rrugë urbane dhe manovra e gabuar për t'u kthyer në një kryqëzim ku nuk lejohet, janë dy shkaqet e aksidentit me vdekje që i morën jetën Fatmir Avdillarit.
Kjo është video e momenteve ku mbi motor Avdilllari i njohur si 'Xubi' i Yzberishtit ecën me një shpejtësi të lartë, duke mos i dhënë atij mundësin të frenojë pasi kishte një mjet që po kthehej përpara.
Ndërsa kthesa e shoferes në Toyta Yaris sipas ekspertëve rrugorë është e gabuar pasi nga korsia e mesit në karexhatë ajo lëviz për në korsinë e kthesës në të majtë duke mos e mbajtur këtë korsi që në fillim.
Kryqëzimi
Makina tip Toyota e perfshire ne aksident
Duhen radare elektronik qe gjobisin shkelesit e rregullave te qarkullimit ashtu si funksjonon ne BE
PërgjigjuJo vetëm aty,po duhet një Studim serioz ,profesional e afatgjatë i gjithë Rrugëve në Tiranë e gjithë Shqipërinë!
Përgjigju