Kryqi i Kuq Shqiptar fushatë për ndihmë në Ukrainë, Katuçi: Kërkojmë vetëm vlera monetare! Do dërgohen për ukrainasit në nevojë

Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar, Artur Katuçi, deklaroi në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' me gazetarin Andi Kapxhiu në Report Tv se në bashkëpunim me partnerët vendosën të lançojnë fushatën për mbledhje fondesh për t'ju përgjigjur apelit të Kryqit të Kuq Ukrainas, për shkak të luftës atje.

"Qëndrojmë përkrah viktimave të konfliktit dhe njerëzve në nevojë dhe sidomos popullsisë civile. Apeli ynë u shpërnda të shtunën, të sensibilizohen qytetarët sipas mudnësisë të solidarizohen dhe të ndajnë këtë lloj vlere humanizmi, duke pasur parasysh që situata në terren për popullsinë civile është dramatike."-tha ai.

Katuçi tha se në fushatën e Kryqit të Kuq Shqiptar kërkohen vetëm vlera monetare, dhe jo ushqime apo veshje. Katuçi tha se komponentë të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq janë prezentë në Ukrainë edhe përpara konfliktit për shkak të krizave të mëhershme.

"Federata Ndërkombëtare ka lëshuar një apel shumë të madh. Nevojat e luftës, i imagjinojmë, pallati na bombardohet, strehohen në bunkere, nëntokë. Flasim për nevoja bazike, kur ikën me fëmijët, fillon tek uji, buka, plagosemi, duam mjekim."-tha Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Shqiptar.

Ndër të tjera Katuçi theksoi se sot është dita e katërt e fushatës dhe kanë lënë një afat 10 ditor për këtë fushatë sensibilizuese. Në përfundim, sekretari i Kryqit të Kuq deklaroi se numri i llogarisë për të kontribuuar gjendet në faqen e internetit të Kryqit të Kuq.

"Do dërgohen të gjitha paratë në Kryqin e Kuq Ukrainas. Apeli për qytetarët është se jemi përballë një konflikti, gjenerojnë vuajtje, janë fëmijë, prindërit e tyre dhe në këtë aspekt çdo kontribut është i mirëpritur që të lehtësojë sadopak nevojat e ukrainasve."-tha Katuçi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ard: 03/03/2022 19:06

    Po po, vetem pare.. Perse te lodheni me mallra ? Mallrat ju duhet ti shisni per ti kthyerne para, keshtu e keni kollaj, i merrni paret dhe i sistemoni sic e dini ju.. neper xhepa..

    Përgjigju
  • Agjenti: 03/03/2022 13:38

    Vetem vlera monetare thote. Po ato miliona e miliona qe merrni nga pagesat e tarifes se kursit te patentes ku i keni cuar apo pallate si gjithmone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?