'Kryqi i Nderit', balerini dhe koreografi i shquar shqiptar Eno Peçi merr dekoratën e lartë nga Vjena

'Kryqi i Nderit', balerini dhe koreografi i shquar shqiptar Eno Peçi merr dekoratën e lartë nga Vjena

Eno Peçi balerini dhe koreografi i shquar shqiptar që punon në Operën Shtetërore të Vjenës është nderuar me çmimin më të lartë austriak për shkencë dhe art, “Kryqi i Nderit”  -“Osterreichischen Ehrenkreuzes für Wissenschaft und kunst”.

Ceremonia është zhvilluar sot në mesditë në Vjenë, ku janë nderuar disa personalitete të artit dhe të kulturës.

I cilësuar si ylli i Operës së Vjenës, balerini shqiptar Eno Peçi, sipas një postimi në facebook është shprehur i nderuar dhe mirënjohës për këtë çmim. “Shumë krenar, mirënjohës dhe i nderuar të marrë çmimin austriak “ÖSTERREICHISCHEN EHRENKREUZES FÜR WISSENSCHAFT UND KUNST”, ka shkruar Eno.

Eno Peçi është prima balerini i arsimuar në Akademinë e Baletit të Tiranës dhe në Shkollën e Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës “Wiener Staatsoper”, ku dhe jeton e punon.

Përveç shqiptarëve, krenarë me Enon po ndihen edhe në Austri. Ky shtet sot e ka nderuar balerinin shqiptar me çmimin më të lartë të artit e kulturës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë