Klub Sport Burreli ka reaguar mbi një ngjarje të pahijshme të ndodhur së fundmi në emisionin e sportit “Supergol” në “RTSH” të drejtuar nga moderatorja Hygerta Sako.
Teksa lojtari i Burrelit, Arnold Siaw, po priste në lidhje direkte pas ndeshjes ndaj Pogradecit ( fituar 2-0 nga Burreli), ku ai ishte autori i një goli, Sako si dhe të ftuarit në emision qeshën me emrin e lojtarit. Tani, Burreli ka reaguar duke i cilësuar komentet si të “papërshtatshme” dhe me “nuanca raciste”.
Ndërkohë që Gerd Haxhiu, një nga të ftuarit shkon më tej duke thënë: 'Falenderojmë RTSH-në që në fund na e zbuloi, se dukej si personazh që nuk donte të shprehej.'
Moderatorja Sako, mes të qeshurash 'me lot', u mundua të frenonte Haxhiun, por gjithçka ishte e qartë. Në fund Sako tha se 'LED-i nuk punonte', fjalë këto që kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë sjellë reagimin e KS Burrelit.
"Faqja Klubi Sportiv Burreli shpreh indinjatën e tij të thellë për komentet e papërshtatshme dhe me nuanca raciste të bëra në një emision sportiv të transmetuar në RTSH, në adresë të futbollistit tonë Arnold Siaw.
Një gjuhë e tillë, pavarësisht nëse maskohet si “shaka”, nuk ka vend as në sport dhe as në shoqërinë tonë. Futbolli është një lojë që bashkon njerëzit, pa dallim ngjyre, race apo origjine, dhe çdo lloj nënvlerësimi ndaj një sportisti për arsye të tilla është e papranueshme.
Arnold Siaw është pjesë e familjes sonë dhe ka fituar respektin e të gjithë tifozëve e qytetit tonë me karakterin, përkushtimin dhe kontributin e tij në fushë.
Ne presim që RTSH dhe drejtuesit e emisionit në fjalë të marrin përgjegjësinë e duhur dhe të kërkojnë falje publike ndaj lojtarit dhe klubit tonë. Respekti dhe dinjiteti i çdo sportisti duhet të mbrohet pa kompromis", shkruan klubi i Burrelit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.3%
-
Do ndahet nga PD
28.9%
-
Do shuhet
46.8%
Vota total: 662
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shanset e Shqipërisë dhe Kosovës për në Botërorin 2026, Sejatllari në Report Tv: Short bujar për Kombëtaren, 'Dardanët' mund të fitojnë grupin
6 Dhjetor, 12:48
-
Për herë të parë në Shqipëri, një ndeshje e Superligës u drejtua nga tre gjyqtare vajza
6 Dhjetor, 11:21
-
Shorti i Kupës së Botës 2026/ Armand Duka: Rruga e Shqipërisë drejt finaleve është e vështirë
6 Dhjetor, 11:14
-
Datat e Kupës së Botës 2026/ Çdo ndeshje e fazës së grupeve dhe ndarja e stadiumeve! Shqipëria mund të ndeshet në Meksikë
6 Dhjetor, 09:38
-
Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë-Peshkopi, 2 të lënduar! Shkak dyshohet lagështira në rrugë (VIDEO)
5 Dhjetor, 09:12
-
Ndeshja me Ilirinë u anulua, Skënderbeu reagon pas dhunës në Fushë-Krujë: Pesë futbollistë me shenja, e pamundur të luhej (VIDEO)
4 Dhjetor, 13:48
-
Dhunuan futbollistët e Skënderbeut, policia 'rrëzon' pretendimet e Ilirisë! Hetim në gjendje të lirë për dy sportistë dhe zyrtarin e klubit nga Fushë-Kruja
4 Dhjetor, 09:50
-
Renditja/ KF Tirana është për turp, Dinamo e 'shkërmoq' 6-2 në derbi! Partizani fiton në shtëpi, paqe pa drita në Durrës
4 Dhjetor, 08:47
-
Dhuna në Fushë-Krujë, FSHF anulon sfidën Iliria - Skënderbeu: Shqetësime për sigurinë
3 Dhjetor, 13:45
-
Dhunimi i futbollistëve dhe trajnerit Gjoka para ndeshjes, FSHF anulon Iliria - Skënderbeu! Korçarët: Kështu nuk luhet! Ekipi nga Fushë-Kruja: Shpifje
3 Dhjetor, 12:57
-
Dibër/ Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’, makina përplaset me furgonin, policia drejt vendngjarjes (VIDEO)
3 Dhjetor, 12:52
-
Superliga/ Sot tre ndeshje, Partizani pret Bylisin në kryeqytet! Kërnaja: Na kënaq vetëm fitorja
3 Dhjetor, 11:56
Funderrinat u tallen ne menyren me te poshter!
PërgjigjuNuk e kuptoj çfarë duan akoma këta personazhe në një emision sportiv? Më mirë të bëjnë një emision humori se na "kënaqën" duke nxjerrë dhëmbët.
PërgjigjuJo me kërkuar falje por ti pushojne nga puna atehere te qeshin prap,marrin rrogen qyl
PërgjigjuNa hapet barkun ju moralista,ku e shifni racizmin ktu ju ,