KS i OKB-së diskuton sot për
Kosovën, informon Ban ki Moon

KS i OKB-së diskuton sot për<br />Kosovën, informon Ban ki Moon
NJU JORK- Këshilli i Sigurimit do të debatojë sot reth raportit për zhvillimet në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm ku pesë vendet anëtare të përhershme dhe dhjetë me rrotacion do të paraqesin qëndrimet e tyre. Raporti i Sekretarit Ban ki Moon në përgjithësi flet për një situatë të sigurisë kryesisht të qetë dhe njëkohësisht ai ka dhënë vlerësime ‘për zhvillime pozitive në përpjekje të implementimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian’.

Radiotelevizioni i Kosovës raporton se gjithsesi seanca e sotme do të ketë mbase tone më pozitive se herat e tjera, qoftë nga Kosova dhe Serbia si pjesëmarrëse të dialogut të nisur me nivelin më të lartë, gjithashtu edhe nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit që tashmë janë deklaruar në mbështetje të dialogut. Shefi i OKB-së gjithashtu kërkon nga autoritetet në Prishtinë dhe në Beograd, si dhe autoritetet lokale në veri të Kosovës që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët. Ai po ashtu ka bërë thirrje që t`i mundësohet EULEX-it që të operojë në veri. Raporti përfshin periudhën prej 16 korrik deri më 15 tetor të këtij viti ndërsa kryesinë e presidencës në Këshill për këtë muaj e ka India.
(dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash