Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më 21 gusht, do të shqyrtojë raportin e rregullt tremujor të Ban Ki-Mun, në lidhje me situatën në Kosovë.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, pritet të kërkojë nga autoritetet e Prishtinës dhe të Beogradi që të jenë konstruktive në tejkalimin e vështirësive për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog.
Ban Ki-moon, ka hedhur shumë kritika në adresë të institucioneve të Kosovës, ndërsa ka shfajësuar Serbinë për moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialogun teknik me Kosovën.
Në raport, sipas mediave në Kosovë, Ban Ki- Moon ka kritikuar veprimet e Policisë së Kosovës gjatë shënimit të Vidovdanit, ndërsa ka shprehur shqetësimin edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë financimin e UAM-it (Administratës së UNMIK-ut në veri të Mitrovicës)
Mediat serbe raportojnë se në seancën e Këshillit do të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç.
/Shqiptarja.com