KSAMIL - Prokuroria e Sarandës në përfundim të hetimeve ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj kryetarit të Komunës Ksamil Besnik Abedini, si dhe shefit të zyrës së Urbanistikës në këtë komunë Fatos Malaj, të akuzuar për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, dhe të hetuar nën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Të dy zyrtarët e komunës Ksamil akuzohen se, kanë dhënë dhe lejuar zhvillimin e 15 lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjin për planifikimin e territorit. Hetimi ndaj tyre ka nisur në bazë të referimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për veprat penale të "shpërdorimit të detyrës", si edhe nga ana e Komisariatit të Policisë Sarandë, mbi një rast ndërtimi të paligjshëm.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet proceduriale të kryera, rezultoi se janë aplikuar praktika të kundërligjshme në të paktën 15 raste të dhënies së lejeve të ndërtimit. Malaj dhe Abedini  janë arrestuar më 1 tetori të këtij viti nga ana e policisë së Sarandës, ndërsa ndaj tyre gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”. Dha 15 leje në kundërshtim me ligjin në pranga kryetari i Komunës Ksamil

abedini malaj me logo

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)