Ksenofon Krisafi në Report Tv: Krahasimi që bën Putin i bën Kosovës me Krimesë është absurd! Denazifikimi i Ukrainës? Term sovjetik

Për juristin e njohur Ksenofon Krisafi, krahasimi  që Vladimir Putin i bën Krimesë me rastin e Kosovës është absurd. Duke folur për ‘Kontrast’ në Report TV, ai solli edhe argumentet pse udhëheqja ruse gabon kur përmend Kosovën dhe Ballkanin.

“Nuk ka paralelizëm mes makinerisë propagandistike të Putinit dhe rastit të Kosovës. Rasti i Kosovës ka të bëjë me fatin e një populli që ka luftuar për liri e pavarësi dhe që është përpjekur ta sigurojë këtë me një luftë të pandërprerë. Ndërsa rasti i Krimesë ndodhi një ditë pa pritur kur udhëheqja qendrore e Rusisë gjykoi se duhet ta bënte të veten. Argumente juridike formale mund të gjente, por që për mua nuk qëndrojnë” – tha ai.

Ndërkohë, Krisafi komentoi edhe dy kërkesat e Vladimir Putin për Ukrainën. Ky i fundit tha sot se Moska kërkon me ngulm demilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës.

“Këto janë absurde. Sa i përket demilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës unë do të jepja dy shembuj nga e shkuara historike. Kur tre të mëdhenjtë e botës vendosën të themelonin OKB-në, udhëheqja sovjetike e asaj kohe kërkoi me insistim që anëtarë themelues përveç BRSS të ishin dhe dy shtetet e saj, Bjellorusia dhe Ukraina. Për të dyja këto udhëheqja sovjetike nxorën si argumente se ato ndodhen në vijën e parë të luftës me nazistët hitlerianë dhe sakrifikuan miliona jetë. Ky argument i avancuar nga ish-BS gjeti vend dhe u zbatua. Bashkësia Ndërkombëtare e personifikuar në OKB e quajti me vend këtë lloj arsyetimi” – tha Profesor Ksenofon Krisafi për ‘Kontrast’ në Report TV.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ARBEN: 28/02/2022 20:06

    KSENOFON PISI,,,I INTERPRETON GJERAT ASHTU SIC I INTERESON.....PALO PROFESOR...

    Përgjigju
    • Fon Safi: 28/02/2022 23:16

      Presor Beni. Me këtë koment, po shquheni për pastërti etike dhe tepër intelektuale... Në emisionin e ardhshëm të Kontrast/ReportTV mezi po presim t'ia përplasni në fytyrë ato që shkruani.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar