Ksera dhe Dule vlerësojnë
ish-konsullin Ikonomus

Ksera dhe Dule vlerësojnë<br />ish-konsullin Ikonomus
KORCE- Shoqata "Rinia e Vorio Epirit,, ditën e shtunë më 11 shkurt, ishte organizatorja e një mbrëmje me rastin e Prerjes së Pites të vitit 2012 në Athinë. Figura kryesore e kësaj mbrëmje ishte ish-konsulli grek në Korçë Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili u vlerësua me Mirënjohje të lartë për kontributin e tij për greqizmin e Jugut të Shqipërisë.

Fjalën e hapjes të këtij aktiviteti e bëri kryetari i shoqatës "Rinia Vorio Epiriote, Theofanis Kaliviotis, i cili është nga Livadhia e Sarandës. Ndërsa nënkryetarja e kësaj shoqate Eleni Dhimu nga Saranda i dhurojë pllakën e Mirënjohjes Theothoros Ikonomu Kamarinos i cili deklarojë se do të punojë për çështjen e Vorio Epirit. Diplomati grek Ikonomu ose njeriu me Xhup Kinezi siç njihet në Shqipëri për kontributin e tij antishqiptar është vlerësuar edhe nga Naum Disho, i shumë kërkuari nga drejtësia shqiptare kohët e fundit.

Gjithashtu këtë aktivitet e përshëndetën ministri i Punës dhe i Çështjeve Sociale Spiro Ksera i cili tha se duhet të jemi të bashkuar për të fituar të drejtat tona. Më tej foli Panos Panajotopulos, sekretari për politikën e jashtme të partisë Demokracia e Re e Andoni Samaras, i cili deklarojë se ministri i jashtëm grek Stavros Dhimas po bënë përpjekje që qeveria shqiptare tju plotësojë të gjitha të drejtat që ju takojnë. Politikani grek i Demokracisë së Re foli edhe për dënimin pa të drejtë nga gjykata shqiptare të grekut Naum Disho si dhe përpjekjet e diplomati Theothoros Ikonomu Kamarinos për çështjen e Vorio Epirit.

Më tej folën kryetari i partisë minoritare MEGA, Kristaq Kiço, Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i shoqatës Vorio Epirote Harallambos Karathanos, i cili në fillim të muajt mars do të jetë organizatori i manifestimit të përkujtimin të Autonomisë së Vorio Epirit, etj.
Gjatë muajt shkurt-mars shoqatat greke që punojnë për Autonominë e Vorio Epirit do të organizojnë një sërë aktivitetesh si më 19 shkurt do mbahet një Simpozium për Protokollin e Korfuzit. Ish-kampioni Olimbik në peshëngritje shqiptari i greqizuar Pirro Dhima do të udhëtojë në Amerikë në mars-prill, me qëllim për mbledhjen e fondeve për financimet e aktiviteteve për greqëzimin e Jugut të Shqipërisë. (Kriza ekonomike që po kalon Greqia ka bërë që pak ditë më parë Pirro Dhima të dorëzojë në polici targat e makinës xhip për ti shpëtuar tatim taksave. Baba i katër fëmijëve familja e tij tashmë do mund të përdori vetëm një makinë). Të gjitha këto aktivitete janë paraparë që të krijohet një imazh i keq për Shqipërinë në prag të marrjes së ftesë, kandidat për tu anëtarësuar në BE.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët