KShH: Ministria jonë e Jashtme të
marrë masa për "Agimin e Artë"
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) reagon ndaj deklaratave të përfaqësuesve të "Agimit të Artë" dje në Himarë dhe i sugjeron Ministrisë sonë të Jashtme, të ndërmarrë hapat përkatëse pranë autoriteteve greke ndaj deklaratave ekstreme dhe të papërgjegjshme.
TIRANË - Komiteti Shqiptar i Helsinkit reagoi sot në lidhje me incidentet e ndodhura të dielën në ceremoninë përkujtimore të të riut Aristotel Guma në Himarë. "Media elektronike dhe ajo e shkruar, dje dhe sot, kanë informuar publikun e gjerë mbi ngjarjen e ndodhur në qytetin e Himarës me rastin e ceremonisë së përvjetorit të vdekjes së Aristotel Gumit. Për të gjithë është e qartë se, ceremoni të tilla përkujtimore tregojnë jo vetëm ndjeshmëri ndaj personave që ndahen nga jeta, por edhe ngushëllim, respekt dhe mbështetje për familjarët dhe të afërmit e tyre. Kjo është gjithashtu shprehje e humanizmit dhe kulturës tradicionale', shprehet KShH në deklaratën për shtyp.
Në këtë vështrim, vijon KShH, "shfrytëzimi i rasteve të tilla për qëllime të errëta dhe provokative nga disa përfaqësues të “Agimit të Artë”, të ardhur nga Greqia në Himarë, pikërisht ditën e kësaj ceremonie janë jo vetëm të papranueshme, por edhe ligjërisht të dënueshme. Përfaqësuesi i “Agimit të Artë”, Kristoforos Tsankas, para varrit të të ndjerit, Aristotel Gumës, guxoi që publikisht të bënte deklarata ekstreme dhe të papërgjegjshme që indinjojnë dhe fyejnë popullin shqiptar, organet e tij vendore, madje edhe qeverinë shqiptare. Në deklaratat e tij, si përfaqësuesi i Agimit të Artë, Kristoforos Tsankas, veç të tjerave arriti të shprehej se, Agimi i Artë nuk vinte në Himarë për të ikur, por do të vazhdonte luftën deri në çlirimin e saj".
"KShH është i ndërgjegjshëm se thirrje të tilla, jo vetëm nuk kanë asgjë të përbashkët me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis popullit shqiptar dhe atij grek, por përkundrazi, ato bien ndesh me to. Megjithatë, raste të tilla duhen parandaluar. Pikërisht për këtë arsye, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e shikon me vend t’i sugjerojë Ministrisë sonë të Jashtme, të ndërmarrë hapat përkatëse pranë autoriteteve greke, jo vetëm sepse veprime të tilla nuk i shërbejnë popujve dhe qeverive tona, por ato janë të dënueshme edhe nga legjislacionet përkatëse të vendeve demokratike.
Kështu për shembull, nenet 265 dhe 266 të Kodit Penal të RSh dënojnë nxitjen e urrejtjes dhe grindjen ndërmjet kombeve, si dhe thirrjeve për urrejtje nacionale që vënë në rrezik paqen publike. Vlen të përmendet se, përfaqësuesit e 'Agimit të Artë' sulmuan edhe grupin e xhirimit të 'Top Channel' për të penguar filmimin e kësaj ngjarje, gjë që bie ndesh me lirinë e shtypit të sanksionuar në Kushtetutën tonë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut", thuhet në deklaratën e KShH .
Në përfundim, KShH, duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat e zhvillimit të kësaj ngjarje, ka mendimin se organet e rendit në përputhje me legjislacionin e vendit mund dhe duhet të reagonin, aq më tepër sepse thirrje të tilla janë vepra që cënojnë rendin dhe sigurinë publike. KShH shprehet se nxitja e urrejtjes dhe thirrjet nacional-shoviniste janë të dënueshme.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.3%
-
Gafë
51.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gripi Shpendëve, Ministria e Bujqësisë: 4 vatra në Zall Herr, Nartë, Paskuqan dhe Karavasta! Situata në kontroll dhe nën monitorim
10 Janar, 09:39
-
Urdhër arresti i Hagës është i pavlefshëm, Netanyahu merr ftesë për të shkuar në Poloni për përkujtimin e Holokaustit
10 Janar, 09:35
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17