KSHH: Ndaloni shkrimet
për Nazime Vishën

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dërguar dje një letër të hapur në lidhje me trajtimin e çështjes së Nazime Vishës. Përmes kësaj letre ata shprehin shqetësimin si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të grave dhe fëmijëve lidhur me mënyrën joprofesionale dhe diskriminuese, me të cilën po trajtohet nga mediat Shqiptare rasti i adoleshentes, Nazime Visha.

"Ne jemi po aq të shqetësuara me informacionin që rrjedh nga Institucioni i Prokurorisë dhe me pafuqinë e Prokurores Znj. Ina Rama për të ndaluar rrjedhjen e informacionit. Faqet e para të gazetave shqiptare në vend që të trajtojnë çështje të tjera shumë të rëndësishme për vendin dhe opinionin shoqëror, trajtojnë me detaje historinë e dhimbshme të një shtetase viktimë e shumë lloj dhunimesh", -shkruhet në letrën e Helsinkit.

Më tej ata i kërkojnë Prokurores së Përgjithëshme të ndalojë shpërndarjen e informacionit nga institucioni që drejton për të pandehurit si në rastin e Nazimes. Komiteti Shqiptar I Helsinkit I kërkoi dhe mediave Shqiptare të ndalojnë së trajtuari çështjen e Nazimes si një telenovelë të përçudnuar vetëm e vetëm se i konsideron histori të tilla si burim të ardhurash dhe të lejojnë drejtësinë të bëjë punën e saj, në përputhje me ligjin.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Mashtrues pas telefonit po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat