TIRANE- Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon qeli të veçanta për përfaqësues të komunitetit LGBT që vuajnë aktualisht dënimin nëpër burgjet apo në institucione penale shqiptare.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton se "për shkak të nevojave të veçanta që kanë të tillë grupe personash, por edhe për shkak të stigmatizimit të tyre nga shoqëria, gjë që mbartet edhe në institucionet penale, atyre u duhet ofruar një trajtim i veçantë në burgje".
Ai sugjeron se komunitetit LGBT që vuan aktualisht dënime nëpër burgje apo në institucione penale duhet t’i garantohet “një mbrojtje e vecantë ligjore” si dhe “një kujdes i vecantë nga institucionet penale”.
Sugjerimi u bë publik dje nga KShH përmes një raporti vjetor për vitin 2012 që analizon situatën e të drejtave të njeriut në Shqipëri. KShH e përmend komunitetit LGBT vetëm një herë në të gjithë këtë analizë të të drejtave të njeriut të përshkruar në 59 faqe.
Kjo organizatë saktëson se për të prodhuar këtë dokument janë bërë disa raunde vëzhgimesh. “Fokus i veçantë i këtij raundi vëzhgimesh të ndërmarra nga KShH ka qenë vëzhgimi i kushteve dhe trajtimit të grupeve në pozita të dobëta në burgje”, sqaron KShH që me “grupe në pozita të dobëta”, kupton “ato kategori personash të privuar nga liria të cilët kanë ose duhet t’u garantohet një mbrojtje e veçantë ligjore dhe t’u garantohet një kujdes i veçantë nga institucionet penale”.
Këto grupe, sipas KShH, jane: të miturit, gratë, personat me probleme të shëndetit mendor, të varurit nga substancat narkotike, të dënuarit e
përjetshëm apo ata me dënime afatgjata, personat LGBT, të moshuarit etj”.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com