Votuesit fantazmë nga Pusteci për herë të parë u shfaqën në zgjedhjet lokale në vitin 2013 dhe ato i ka parë edhe Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve, por për shkak se ata kishin dokumente të vlefshme, siç arsyetohen nga KSHZ kanë pasur të drejtën e votimit. Subhi Jakupi tha se në zgjedhjet e fundit lokale votuesit e Pustecit kanë figuruar në listën e zgjedhësve në tri komuna, Qendër, Kërçovë dhe Resnjë.

Alsat M në Pustec direkt përmes dëshmive të banorëve të atjeshëm erdhi deri te tregimi se si në dorë janë ndarë letërnjoftime që të votohet për partinë në pushtet.

Nga BDI-ja të cilët kishin alarmuar për parregullsitë e votimit të diasporës, posaçërisht në Tiranë shpresojnë se Ministria e Brendshme do ta hetojë në tërësi rastin.

Ministri i brendshëm Spasovski thotë se hetimi është në proces dhe se së shpejti do të zbardhen informacione të reja në lidhje me skandalin e letërnjoftimeve të cilat MPB-ja në mënyrë të paligjshme ua ka ndarë shtetasve të huaj. ALSATM

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)