ATHINË- Athina u trondit nga shpërthimi i fuqishëm i një bombe të vendosur pranë Ministrisë së Punës dhe një banke. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa u thyen xhamat si në Ministrinë e Punës, që ndodhet përballë vendit të shpërthimit, ashtu edhe në objektet e tjera fqinje.
Aktit terrorit i kanë paraprirë dy telefonata nga persona të panjohur të cilët kanë paralajmëruar për vendosjen e bombës. Përgjegjësia për aktin terrorist u mor nga organizata e sapokrijuar "Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare".
Fillimisht ata thanë se bomba ishte vendosur në Ministrinë e Punës dhe më vonë në telefonatën e radhës thanë se bomba ishte në filialin e Alphabank e cila ndodhet përballë ministrisë dhe e cila aktualisht është e mbyllur për rinovim. Sipas policisë bomba ka shpërthyer në orën 01:29, me orën lokale.
Policët e parë të mbërritur në vendngjarje kanë gjetur një çantë të varur në hekura. Zona është rrethuar dhe pak më pas ka ndodhur shpërthimi, i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas shpërthimit, ekspertët xhenierë iu afruan vendit me shumë kujdes nga frika e një bombe të dytë, por nuk gjetën asgjë.
Zona ku ka ndodhur shpërthimi është ende e rrethuar nga shiritat e policisë. Policia njoftoi se ka ndaluar qarkullimin e mjeteve në zonë.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?
-
Të ikin
62%
-
Të qëndrojnë
29.7%
-
Nuk e di
8.3%
Vota total: 1632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Shqiptari përplas gruan me makinë dhe e kërcënon, shpallet në kërkim
19 Qershor, 17:01
-
Greqi/ Transferohet fshehurazi në burgun e Grenevës 37-vjeçari që vrau me thikë 11-vjeçaren
18 Qershor, 15:21
-
Investigimi i BBC: Roja bregdetare greke hodhi qëllimisht emigrantë në det! Në tre vjet dhjetëra refugjatë të mbytur
17 Qershor, 09:41
-
Greqi/ U përfshinë në një sulm të përgjakshëm, arrestohet shqiptari dhe rusi
17 Qershor, 09:12
-
Tragjike në Greqi/ Automjeti futet në sens të kundërt dhe përplaset me autobusin, vdesin 4 të rinj, mes tyre një shqiptar (EMRAT)
16 Qershor, 14:28
-
Greqi/ Shfrytëzonin gra për prostitucion, në pranga 3 shqiptarë, mes tyre edhe një grua! Kontrolle në 7 shtëpi publike
15 Qershor, 14:06
-
Mitsotakis riformaton qeverinë greke, ja cilat ministri ndryshuan drejtues
14 Qershor, 20:19
-
Fredi Beleri kërkon pafajësi në Apelin e GJKKO-së: Jam arrestuar me urdhër të Ramës! SPAK kërkon lënien në fuqi të dënimit! Vendimi më 25 qershor
14 Qershor, 09:50
-
Greqi/ Kishin ngritur 3 shtëpi bari në Athinë, sekuestrohen mbi 1500 rrënjë kanabis dhe 45 kg marijuanë! 5 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptar
14 Qershor, 09:32
-
‘Përvëlohet’ Greqia, temperatura deri në 44 gradë celcius! Shkolla dhe disa site arkeologjike 2 ditë mbyllur
13 Qershor, 20:41
-
Trafikoi 700 pako me kanabis, ekstradohet nga Greqia Surja Sinani
13 Qershor, 14:31
-
Daja vrau mbesën 11- vjeçare në Greqi, i vihet zjarri banesës së autorit! Bashkëshortja e tij: Shpresoj të dalë i vdekur nga burgu
13 Qershor, 12:51