TIRANE- Ashtu si cdo vit fillimi i muajit korrik ka shënuar dhe kthimin e emigrantëve të cilët kalojnë përmes pikave doganore të Kapshticës dhe Kakavijës.
Pas marrjes së lejës në vendin e punës, në shtetin grek,por jo në pak raste dhe humbjes së vendit të punës shtetasit shqiptarë,kanë filluar tashmë të kthehen për të pushuar pranë familjarëve.
Por,siç shprehen dhe vetë ndryshe nga vitet e tjera,këtë vit shpenzimet për pushime do të jenë më të reduktuara.Kjo pasi sipas tyre kriza ekonomike që ka përfshirë së fundmi shtetin tonë fqinj,Greqinë ka ndikuar,jo pak tek të ardhurat dhe buxheti i tyre familjar.
“Kthehemi për fëmijët prindërit. Të gjithë njerëzit kanë filluar të shtrëngohen dhe të mundohen të harxhojnë sa më pak. Më përpara kishte më shumë para, shpenzonim më shumë tani jemi më të kujdeshëm”- tregon një emigrant.
BRENDA 24 ORESH KALUAN MBI 7000 MIJE EMIGRANTE
Ditët e para të kthimit të emigrantëve në atdhe kanë kaluar pa probleme dhe rradhë.Sipas informacioneve në 24 orët e fundit kanë hyrë përmes pikës doganore të Kapshticës rreth 4000 persona dhe 1800 automjete.Ndërkohë për përballimin e fluksit pala shqiptare po punon me 8 sportele,6 në hyrje dhe 2 në dalje,ndërsa pala greke me 3.Pritet që fluksi i emigrantve të cilët kalojnë përmes pikës doganore të Kapshticës të rritet në ditët në vijim. Në Kakavijë gjatë 12 orëve të fundit kanë hyrë 3500 emigrantë me 900 automjete, ndërsa kanë dalë nga Shqipëria, 3200 vetë. Nga pala shqiptare janë 6 sportele dhe 4 sportele nga pala greke do të hapen edhe 4 sportele të tjera. Fluks raportohen edhe në portin e Durrësit.
(dz/pn/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com