Kthehen mbi 4 mijë azilkërkues
kosovarë nga kampet e Hungarisë
Azilkërkuesit kosovarë, të cilët prej 6 muajsh masivisht kanë marrë rrugët e Evropës ka gjasë të jenë pre e grupeve kriminale. Ndërsa janë mbi 4 mijë kosovarë, të cilët gjenden në kampet e Hungarisë, së shpejti do të kthehen në Kosovë. (Në foto: Ministrat Rexhepi dhe Çitaku sot në konferencë për shtyp).
PRISHTINË - Azilkërkuesit kosovarë, të cilët prej 6 muajsh në masë të madhe kanë marrë rrugët e Evropës ka gjasë të jenë pre e grupeve kriminale. Tashmë kanë filluar hetimet për t’i rënë nga pas këtij rrjeti kriminal, ndërsa janë mbi 4 mijë kosovarë, të cilët gjenden në kampet e Hungarisë, së shpejti do të kthehen në Kosovë.
Siç bën të ditur "Koha Ditore", me iniciativën e ministres së Integrimit të Kosovës, Vlora Çitaku sot u mbajt takimi bashkrendues me institucionet përgjegjëse për luftimin e kontrabandimit me qenie njerëzore.
Në takim morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, drejtori i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe udhëheqësi i Divizionit Ekzekutiv i EULEX-it.
Në takim u diskutua shqetësimi i përbashkët rreth rritjes së numrit të azilkërkuesve nga Kosova, të cilët janë duke e shfrytëzuar territorin e Serbisë për të kaluar në mënyrë të parregullt kufirin hungarez. Ministrja e Integrimit, Vlora Çitaku i ka shuar të gjitha shpresat e atyre, të cilët kanë mësyrë rrugët e Evropës apo që ende po bëjnë plane të ikin nga vendi.
Ajo tha se azili nuk është më opsion dhe se qytetarëve të Kosovës nuk u jepet më azil në vendet e BE-së, ndërsa tha se azili është armiku numër një i liberalizimit të vizave për Kosovën. Ajo u ka bërë thirrje të gjithëve, që të mos bien pre e grupeve kriminale, duke rrezikuar jetën e tyre. Kurse, sipas ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi ajo që po u lehtëson punën migrantëve kosovarë është se tani mund të lëvizin vetëm me letërnjoftime nëpër Serbi dhe kostoja e këtij udhëtimi dhe vajtja deri në Hungari është shumë e lirë.
Ndërkohë, qysh të enjten nga Austria pritet të vijë autobusi i parë me të kthyer nga ky shtet. Për t’i pritur ata do të dalë ministrja Çitaku bashkë më ambasadorin austriak. Në takim, sipas komunikatës, u konstatua se personat që bien pre e mashtrimeve, rrezikojnë sigurinë e tyre personale, shpenzojnë mjete të panevojshme dhe përfundojnë në qendra për azilkërkues, të cilat në një afat shumë të shpejtë do të riatdhesohen në Kosovë dhe do t’ju ndalohet hyrja në zonën Shengen për 3-5 vitet e ardhshme.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni njoftoi të pranishmit që tashmë kanë nisur disa hetime, të cilat kanë për qëllim hetimin dhe arrestimin e atyre që ofrojnë shërbime të kontrabandimit, por edhe të atyre që e nxisin këtë proces.
Nga EULEX-i u kërkua që të ketë një bashkëpunim të ngushtë me institucionet e BE-së si Europol dhe të sigurohet bashkëpunim i afërt me institucionet e Kosovës, Serbisë, por edhe shteteve anëtare të BE-së për ta luftuar së bashku këtë dukuri, e cila është pjesë e krimit të organizuar.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4241
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15