Kthehet Arsimi, Nikolla: E zhgënjyer
nga Nishani, u bë palë me opozitën

Kthehet Arsimi, Nikolla: E zhgënjyer<br />nga Nishani, u bë palë me opozitën
TIRANE - “E zhënjgyer”! Kështu ndihet ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla përballë vendimit të presidentit Nishani për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin e Arsimit të lartë. Përmes një deklarate për mediat, ministrja Nikolla thote se presidenti zgjodhi te mos degjoje zerin e ekperteve me te mire te fushes pa dallime politike, por u be palë me opozitën. 

"E zhgënjyer gjithashtu me faktin se Presidenti bëhet palë me pakicën politike dhe me pakicën shumë të vogël të pedagogëve që e kundërshtuan Ligjin e Arsimit të Lartë verbërisht, ndërkohë që për Presidentin mbështetja dhe përgëzimi publik që ky ligj mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit të Komisionit Evropian, si edhe nga një numër i vyer ekspertësh të shquar evropianë, nuk paska asnjë vlerë", thote Nikolla.

Pavaresisht nje qendrimi antireformist te radhes nga ana e presidentit, sic shprehet  ministrja Nikolla,ajo thote se mazhoranca eshte e vendosur per ta rivotuar ligjin e arsimit te larte ne celjen e sesionit te ri parlamentar. 

"Arsimi i Lartë nuk do të jetë më as bajrak i partive politike, as tokë e djegur nga disa bajraktarë që duan ta mbajnë peng atë. Koha kur konkurenca dhe merita abuzoheshin papushim në emër të një autonomie të kufizuar vetëm në kuadrin e papërgjegjshmërisë ndaj prindërve e studentëve, ka marrë fund.”, thote Nikolla. 

Deklarata e plote e ministres Nikolla
“E zhgënjyer me qëndrimin aspak mbi palët të Presidentit të Republikës dhe me shurdhërinë e tij partiake ndaj argumentimit të hollësishëm të Komisionit të Reformës së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, ku rikujtoj se bëjnë pjesë ekspertët më të spikatur shqiptarë të fushës pa dallime prirjesh e bindjesh politike. E zhgënjyer me faktin që Zoti President shpërfilli produktin profesional të një procesi gjithëpërfshirës dëgjesash e konsultimesh që si rrallë herë u shtri në më shumë se një vit, duke i dhënë mundësi e hapësirë të gjerë demokratike çdo zëri të veçantë, çdo institucioni të arsimit të lartë, çdo grupi e komuniteti pedagogësh e studentësh të interesuar për të thënë fjalën e tyre. 
 
Por e zhgënjyer gjithashtu me faktin se Presidenti bëhet palë me pakicën politike dhe me pakicën shumë të vogël të pedagogëve që e kundërshtuan Ligjin e Arsimit të Lartë verbërisht, ndërkohë që për Presidentin mbështetja dhe përgëzimi publik që ky ligj mori nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit të Komisionit Evropian, si edhe nga një numër i vyer ekspertësh të shquar evropianë, nuk paska asnjë vlerë.
 
Megjithatë, ky qëndrim antireformist i radhës nga ana e Presidentit të Republikës, nuk e lëkund aspak, përkundrazi e përforcon bindjen dhe vullnetin e shumicës sonë për ta rivotuar Ligjin e Arsimit të Lartë sapo të çelet sesioni i ri parlamentar. Arsimi i Lartë nuk do të jetë më as bajrak i partive politike, as tokë e djegur nga disa bajraktarë që duan ta mbajnë peng atë. Koha kur konkurenca dhe merita abuzoheshin papushim në emër të një autonomie të kufizuar vetëm në kuadrin e papërgjegjshmërisë ndaj prindërve e studentëve, ka marrë fund.”
 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori