Është kthyer sot në atdhe kontigjenti i parë Paqeruajtës në kuadër të operacionit “Resolute Support Mission” në Afganistan.Ceremonia e pritjes u zhvillua në ambientet e aeroportit “Nënë Tereza” dhe u përshëndet nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.e cila ndër të tjera, tha:
“Kemi ndjekur çdo moment të kryerjes së misionit tuaj në Afganistan dhe tani në fund ju na bëtë krenar me përmbushjen me sukses të plotë të kësaj detyre luftarake të rëndësishme dhe të rrezikshme. Por sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar dhe për ju të nderuar komando në veçanti, pasi ne sot përcjellim për në banesën e fundit dëshmorin më të ri të atdheut, shokun, mikun, kolegun tuaj të deri para disa muajve, tetar Ibrahim Basha, i cili dha jetën në krye të detyrës për mbrojtjen e jetës dhe të rendit në Shqipëri. Ky është një moment i cili na bën të reflektojmë sesa e rëndësishme është siguria e vendit ku ne jetojmë, sesa i rëndësishëm është siguria e të ardhmes, sesa e rëndësishme është ekzistenca e shtetit dhe e ligjit dhe sesa i rëndësishëm është misoni që ju kryeni”.
Ky kontigjent Paqeruajtës, kreu me sukses misionin ushtarak në Kabul, Afganistan dhe shërbeu për më se 6 muaj rresht së bashku me ushtarakë të Forcave të Armatosura të Turqisë. Në kuadër të operacionit të NATO-s “Resolute Support Mission” (RSM) përbëhej nga 30 trupa, efektivë të Batalionit Komando të Forcës Tokësore, të cilët shërbyen me profesionalizëm dhe disipilinë të lartë për një periudhë 6 mujore në Aeroportin e Kabulit. Kontingjentet që vendi ynë po dërgon në kuadër të RSM janë vazhdimësi e kontributit që Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura japin me trupa paqeruajtës në kuadër të angazhimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut në luftën kundër terrorizmit në Afganistan.
Ministrja Kodheli, duke iu drejtuar edhe njëherë trupave komando të Kontingjentit Paqeruajtës u shpreh: “Ju falënderoj nga zemra për mënyrën sesi keni ditur të mbani lart krenarinë dhe flamurin e Republikës së Shqipërisë, flamurin më të bukur që një komb ka provuar, që është ai i shqiponjës dykrenare”. Në fund të fjalës së saj znj, Kodheli ka siguruar gjithashtu se mbështetja e Qeverisë Shqiptare, e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm r për FA dhe sidomos për trupat tona që shkojnë me misione paqerujatëse do jetë gjithmonë prezent.
Të pranishmëm në këtë ceremoni ishte edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneralmajor Zyber Dushku, drejtorë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcës Tokësore, familjarë dhe të afërm të ushtarakëve të sapokthyer nga misioni në Afganistan etj. Ndodhej gjithashtu edhe atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë në vendin tone, kolonel Nizamettin Dogar.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com