TIRANE – Natën mes së shtunës 24 dhe të dielës 25 mars, kthehet ora zyrtare: Akrepat lëvizin një orë përpara. Në këmbim të një ore gjumë më pak do të kemi një orë më shumë dritë. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.
Ekspertët thonë se ndryshimi do të na bëjë të ndjehemi pak më përgjumësh, të lodhur e disi të irrituar para se të mësohemi me ritmin e ri.
Bëhet fjalë për një sakrificë të vogël pasi një orë dritë më shumë do të na bëjë të kursejmë rreth 93 milionë Euro energji. Nëse do të ndjekim origjinën e orës zyrtare duhet të kthehem mbrapsht në vitet 700. I pari që e teorizoi ishte Benjamin Franklin i cili kishte vënë re se nëse ora do të ndiqte diellin, pra dritën, shoqëria do të kursente në energji.
(im/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com