GREQI- Kryeministri aktual, Kyriakos Mitsotakis duket se nuk do të ndajë pushtetin. Pasi ktheu hartën e Greqisë pothuajse tërësisht blu, kryeministri grek nuk arriti të kishte rezultatin absolut për të formuar qeverinë, kështu që i dorëzoi mandatin Presidentes greke, Katerina Sakellaropouloun me synimin për të shkuar sërish në zgjedhje. 

Partia e zotit Mitsotakis fitoi 146 vende, pesë vende më pak nga 151 që kërkoheshin për një shumicë. Një hartë votash e ministrisë së brendshme tregoi të gjitha zonat zgjedhore të Greqisë, përveç njërit, të ngjyrosura në blu Demokracia e Re. 

Teksa Kushtetuta greke i jep të drejtë tre ditë kohë Mitsotakis të formojë koalicion qeverisës, udhëheqësi i ‘Demokracia e Re’ ka njoftuar vendimin e tij për t'i mbajtur zgjedhjet e radhës më 25 qershor.

Rezultati aktual nga zgjedhjet aktuale në Greqi:

  •            ND : 40,79% dhe 146 vende
  •            SYRIZA : 20.07% dhe 71 mandate
  •            PASOK : 11.46% dhe 41 mandate
  •            KKE : 7.23% dhe 26 mandate
  •            Zgjidhja greke : 4.45% dhe 16 mandate

Gjithsesi rezultati përfaqëson një triumf të jashtëzakonshëm për Mitsotakis, administrata e të cilit duhej të kalonte nëpër disa sfida si një skandal përgjimi, pandemia e COVID-19, një krizë e ekonomike dhe një aksident tragjik hekurudhor në muajin shkurt që shkaktoi zemërim publik. Por rezultati ishte katastrofik për Syriza-n dhe udhëheqësin e saj, Alexis Tsipras, një figurë karizmatike që u ngjit në pushtet në vitin 2015, i nxitur nga pakënaqësia e votuesve me partitë tjera dhe se si menaxhuan ato menaxhuan krizat e zgjatura ekonomike të shkaktuara nga kriza e borxhit në Greqi.