'Kthehu një shtëpi të varfër në simbolin e turizmit', Rama: 'Neomalsorja' është një shembull i listës tonë

 

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij ‘Sy më sy’ ka treguar shembujt sipas tij, që Partia Socialiste ka treguar se ka dhënë një risi dhe nga ana tjetër disa të tjerë që kanë dhënë shembullin e ‘punës ‘ për t’i dhënë Partisë Socialiste atë që sipas Ramës e kanë marrë.

Rama u ndal te kandidatja për deputete në listën e mbyllur Marjana Koçeku, e njohur si ‘Neomalsorja’.

“Neomalsoren unë e kam njohur personalisht. Ajo është rritur në një vend periferik në malësinë e Dukagjinit dhe vetë pas asnjë dorë pa asnjë krah, vetë me guxim dhe me ambicie dhe ambicien e ka të jashtëzakoshme. Ka studiuar shkenca politike dhe ka kthyer një shtëpi të varfër në destinacion të jashtëzakonshëm dhe është bërë një simbol i Shqipërisë turistike dhe duke promovar produktin e natyrës dhe mikëpritjes. U qas ndaj platformës dhe natyrisht Marjana do të ishte në listën e hapur do ta kishte shumë të vështirë dhe nëse do ishte dikush tjetër që ka aksesin por nuk do të punonte. Edona Bilali, e cila erdhi si deputete e para në Shkodër. Insitimi im është dhe mbetet, Partia Socialiste është një instrument jo në qëllim në vetvete dhe atyre që janë jashtë dhe që duan ta përdorin. Edona Bilali jo që ka qenë e gatshme, por është shprehur me vokacion dhe me bindjen se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë.’-tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama: Listat e mbyllura, hapje “brutale” e PS! ‘VIP-at’ e kënetës s’i do më as PD, iu arratis dhe “gjeli i Peqinit”


A.Q/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Begaj në Azerbajxhan, merr pjesë në Forumin Global në Baku: Kemi nevojë për rend botëror, Shqipëria ka zgjedhur SHBA-në dhe BE-në

Begaj në Azerbajxhan, merr pjesë në Forumin Global në Baku: Kemi nevojë për rend botëror, Shqipëria ka zgjedhur SHBA-në dhe BE-në