Lista e PS/ Rama: Hapje 'brutale' e partisë, 'Neomalsorja' është shembulli! ‘Shqipëria Madhështore’ me VIP-at e kënetës, ‘gjeli i detit’ u arratis se s'përballoi poshtërimin

Qëndrimet e komentuesve në rubrikën Sy m’Sy se në listat për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, janë futur emra që kanë zhvatur popullin, kryeministri Edi Rama, i orientoi drejt listës së mbyllur të PD-së.

"Skuadra në listën e mbyllur të kryeqytetit është tribuna VIP e kënetës, ku mungon Kujtim Gjuzi, i vetmi që do ta kishte merituar. Shifini Leskon bashkë me Dulen ju, demokratët e Vlorës. Ju shkoni të votoni kot, sepse nuk keni për të marrë më shumë se 4 deputetë në Vlorë. Edhe në Tiranë nuk do t'i merrnin kaq, do t'i marrin të tjerë. Ju, jo, atëherë për çfarë do të shkoni të votoni?", tha Rama. 

 Një koment e ndau edhe për lëshimin që Sali Berisha i bëri Dash Sulës, më të votuarit në primaret e Elbasanit, dhe kalimin e tij te Shqipëria bëhet e Ardiatik Lapajt.

'Jam i mërzitur se Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore.'-tha Rama.

 Ndryshe, për listën e socialistëve, puna për ndërtimin e të cilës thotë se ka nisur që në shtator të vitit të kaluar me identifikimin e kandidatëve potencialq nga drejtuesit politikë, fokusi ka qenë tek listat e mbyllura, që në thelb sipas Ramës, janë një mjet për të hapur partinë me figura të reja.

Shembull jep aplikimin në platformën “Deputeti që duam” të Marjana Koçekut, neomalësores nga Dukagjini që e shndërroi shtëpinë e vjetër në agroturizëm, sot destinacion turistik.

“Neomalsoren unë e kam njohur personalisht. Ajo është rritur në një vend periferik në malësinë e Dukagjinit dhe vetë pas asnjë dorë pa asnjë krah, vetë me guxim dhe me ambicie dhe ambicien e ka të jashtëzakonshme. Ka studiuar shkenca politike dhe ka kthyer një shtëpi të varfër në destinacion të jashtëzakonshëm dhe është bërë një simbol i Shqipërisë turistike dhe duke promovuar produktin e natyrës dhe mikpritjes”, theksoi Rama.

 Edhe në Vlorë, ku thotë se PS nuk e ka marrë maksimumin e merituar në zgjedhje mundësitë ju dhanë të rinjve, përfshirë një gazetareje.

Erjona Ismali është një vajzë me të cilën unë jam njohur në një konflikt në telefon, bam e bum kur u përmbyt Vlora. Këta njerëz nuk janë kënetë, nuk janë njerëz që shajnë si tifozë sepse duan pushtetin për disa të tjerë, as për veten e vet jo.

Koment pati dhe për opozitarët në listën e tij, 5 të tillë, Nusret Abulldën nga PDIU, Endrit Braimllarin nga PL, Alban Zenelin e Zamira Sinën nga PD, dhe Bledi Sulajn nga republikanët e Mediut.

Alban Zeneli ka qenë deputet i Partisë Demokratike, ai Partinë Demokratike do me qejf po nga ana tjetër, nuk do bufin dhe nuk do tribunën VIP të kënetës kështu që ka hapësirën të jetë këtu. Welcome!

Shqipëria për të është përtej të majtës e të djathtës – thotë shefi i qeverisë, pasi misioni i tij siç thekson, është integrimi në BE brenda 2023-ës.

“Doni ta thani kënetën apo jo apo doni të vazhdoni të shihni aty kuak-kuak- kuak e do rrini gjithë jetën në opozitë se mirë unë, se mua nuk më mundni dot, e por nuk do ta mundni dot kurrë Partinë Socialiste edhe pa mua”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:02
Rama tregon pse e përmbysi komplet listën në Vlorë dhe pse kandidoi disa demokratë 'të betuar' në listën e PS

 

Një ditë pasi Rama bëri publike listën e kandidatëve për deputetë në 12 qarqet, Edi Rama ka sqaruar strategjinë që kanë përdorur me listat e hapura dhe të mbyllura.   

Sipas kryeministrit Rama “listat e hapura dhe partia e mbyllur do të thotë që në kushtet kur të gjitha përpjekjet për të hapur partinë bëjnë një efekt relativ dhe konsumi i energjisë dhe konsumi i kohës që partia të hapet, që në gjithë territorin të ketë gatishmëri ndaj atyre që duan të behën pjesë e saj është i jashtëzakonshëm dhe rezultati është mediokër”.

Ai u shpreh se listat e mbyllur i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë. Ndërsa mori disa shembuj, u ndal tek Vlora, që sipas tij i eshte dhene nje oferte që ata mos mendojne se partia eshte e mbyllur.

“Për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitet e brendshme në territor janë të tilla që e pengojnë hapjen ne duhet ta imponojmë në një moment kyç. Ta imponojmë duke i thënë mundësi të rinjve që ndryshe nuk do hynin dot. PS nuk është qëllim, por është instrument. Një shembull tjetër është Vlora. Unë gjithmonë kam menduar se në Vlorë nuk e marrim maksimumin, por unë besoj që vlonjatet do të na e jepnin nëse do t'i jepnim atyre atje në Vlorë një ofertë që nuk ju sjell në mendje mbylljen. Partinë e mbyllur, partine e disave që kthehet në një shëmbëlltyrë të një klubi të privilegjuar.  Prandaj në Vlorë e kemi përmbysur listën që kishim, për ti dhënë një ofertë më komplekse dhe për të dhënë një mesazh që kjo parti nuk është e jona, por edhe e juaja”, u shpreh kryeministri.

Ai tregoi dhe pse kandidoi disa demokratë "të betuar", një prej të cilëve pikërisht në Kukës, ish-deputeti i PD, Alban Zeneli. 

"Alban Zeneli ka qenë deputet i PD-së, ai PD do me qejf, por nga ana tjetër nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës, kështu që ka hapësirën të jetë këtu, kështu që ëelcome. Kemi në Tiranë disa, kemi dekanen e fakultetit Ekonomik të Vlorës në listën e mbyllur. Ka qenë në çadër zonja pedagoge, ka qenë këtu poshtë, kërkonte rritje të pagave të pedagogëve. Deri dje në 2017, se harrova.. O Lul kur ka qenë o vëlla, ëëë kur? 2037? Ë në 2017 më duket ka qenë, sepse mendonte se unë duhet të ikja, tani mendon se duhet të rri", tha Rama.

Ora 09:26
‘Çfarë patriotësh mund të jeni ju në Vlorë, kur votoni Leskon dhe ‘qirje’ Dulen’/ Rama: Ja çfarë më tha një demokrat i njohur

 

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm është ndalur dhe tek lista e Vlorës dhe tek një histori me një demokrat të njohur. Rama iu drejtua vlonjatëve se sipas tij ‘si mund të votohet Leskoja dhe qirje Dule’, duke e pasur me për deputetët Bujar Leskaj dhe Vangjel Dule.

'Ja në Vlorë çfarë patriotësh mund të jeni ju kur do votoni prapë Leskon dhe Qirje Dulen. Ju do shkoni të votoni kot në Vlorë se nuk do merrni më shumë se 4 deputetë dhe në Tiranë. Ndërkohë ajo që ne po bëjmë, unë po I them të mijëve që Partia Socialiste e 2030 nuk është kënetë. Një demokrat i njohur në rrethet e kënetës, me biznes dhe fabrikë 300 e kusur punëtor në Itali, një person X I lidhur me të, vajzë aplikon te Deputeti që Duam dhe krijon shans. Ky njëri habitet dhe nis e rregjistron emigrant për këtë vajzë. Ai nuk kishte asnjë lidhje me partinë time. Se këta dolën në Diasporë kur punët kishin mbaruar. I shkuan i kërkuan votën dhe i tha ‘Unë jam Partinë Demokratike po s’jam me bufin e kënetës’.- tha Rama. 

Ora 09:14
'Kthehu një shtëpi të varfër në simbolin e turizmit', Rama: 'Neomalsorja' është një shembull i listës tonë

 

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij ‘Sy më sy’ ka treguar shembujt sipas tij, që Partia Socialiste ka treguar se ka dhënë një risi dhe nga ana tjetër disa të tjerë që kanë dhënë shembullin e ‘punës ‘ për t’i dhënë Partisë Socialiste atë që sipas Ramës e kanë marrë.

Rama u ndal te kandidatja për deputete në listën e mbyllur Marjana Koçeku, e njohur si ‘Neomalsorja’.

“Neomalsoren unë e kam njohur personalisht. Ajo është rritur në një vend periferik në malësinë e Dukagjinit dhe vetë pas asnjë dorë pa asnjë krah, vetë me guxim dhe me ambicie dhe ambicien e ka të jashtëzakoshme. Ka studiuar shkenca politike dhe ka kthyer një shtëpi të varfër në destinacion të jashtëzakonshëm dhe është bërë një simbol i Shqipërisë turistike dhe duke promovar produktin e natyrës dhe mikëpritjes. U qas ndaj platformës dhe natyrisht Marjana do të ishte në listën e hapur do ta kishte shumë të vështirë dhe nëse do ishte dikush tjetër që ka aksesin por nuk do të punonte. Edona Bilali, e cila erdhi si deputete e para në Shkodër. Insitimi im është dhe mbetet, Partia Socialiste është një instrument jo në qëllim në vetvete dhe atyre që janë jashtë dhe që duan ta përdorin. Edona Bilali jo që ka qenë e gatshme, por është shprehur me vokacion dhe me bindjen se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë.’-tha Rama. 

Ora 09:07
Kandidatët e PS/ Rama: I kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për hapjen brutale të partisë

 

Kryeministri Edi Rama komenton listën me 186 kandidatë të PS, ndërsa theksoi se në lista të mbyllura kanë vendosur figura të reja politike. Rama thotë se i kanë shfrytëzuar listat e mbyllura për hapjen e partisë.  

“Skuadra jonë kombëtare është diçka komplet tjetër, e ndërtuar me shumë kujdes qysh nga viti i shkuar në shtator. Kur kemi vendosur drejtuesit politikë të qarqeve, fillojnë dhe bëjnë të gjithë punën studimore të territorit të potencialeve dhe bashkëpunojnë me komunitetet, me aktorë dhe faktorë për të evidentuar kandidaturat më të përshtatshme dhe të mundshme. Jo të gjithë ata që janë kontaktuar kanë pranuar të futen në politikë. Kemi rilancuar platformën deputeti që duam, e bëmë të parën provë në 2021, ishte hera e parë, patëm rreth 500 e kusur aplikime. Pastaj të gjithë këtyre që aplikuan iu drejtuam me një proces të dytë seleksionimi, dhe nga ky seleksionim dolën rreth 250 individë që iu dhanë mundësinë të hyjnë në terren dhe të punojnë në terren. Platforma na ka sjellë një risi të madhe.

Ne i kemi shfrytëzuar listat e mbyllura për të hapur partinë, për ta bërë hapjen brutale, në sensin që nëse kapacitete e brendshme në territor nga pikëpamja e qasjes organizatave janë të tilla që e pengojnë hapjen, ne duhet ta imponojmë në një moment kyç, duke i dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave që përndryshe nuk do të futeshin dot”, tha Rama.  

Ora 09:04
‘Mora vesh se Dash Sula u arratis’/ Rama ironizon deputetin e PD-së: Nuk përballoi poshtërimin e kënetës, ai beson se ‘Shqipëria bëhet’

 

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa komentuar mëngjesin e sotën në rubrikën e ‘Sy më sy’ dhe ikjen e deputetit të Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Dashnor Sula. Rama ka thënë se tribuna e kënetës sipas tij e ka poshtëruar Sulën.

‘Ndërkohë që Dash Sula që nuk ka lënë gjë pa bërë për një karrige u la në det të hapur dhe mesa mora vesh u arratis sepse nuk e përballoi dot këtë poshtërim që i bëri këneta dhe vazhdon të besoj se Shqipëria Bëhet. Në fund ditës Dash Sula është gjel deti i Peqinit. Papajtueshmëria me ujin e kënetës.’-tha Rama. 

Ora 09:01
‘Është tribuna vip e kënetës’/ Rama komenton listën e PD-së: Kush kishte ndonjë dyshim, mjafton të shikojë listën e mbyllur të PD-së në Tiranë

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar listat e Partisë Demokratike duke ironizuar ndërtimin e saj në listën e mbyllur të Tiranës. Sipas Ramës, mjafton të shohës listën e mbyllur të Tiranës për të parë se kush është ‘tribuna vip e kënetës’.

"Një pjesë tjetër e komenteve lidhen me ditën e mbrëmshme për skuadrat që do të konkurrojnë në 11 Maji. Sepse kush kishte ndonjë dyshim, apo ndonjë shpresë apo ndonjë besim të mbetur, mjafton të shikoj skuadrën në listën e mbyllur të kryeqytetit. Është tribuna vip e kënetës. Doni të shikoni kush janë vipat e kënetës, shikoni aleancën e Shqipërisë Madhështore, ku mungon Kujtim Gjuzi. Sepse është I vetmi që e Meriton për atë nivel që ka këneta dhe me ato mustaqe që ka kujtim."-tha Rama. 

Ora 08:53
Rama: Brenda pak javësh hapet edhe aksi Maqellarë-Peshkopi! Dibranët do e kenë ‘plumb pushke’ nga Dibra në Tiranë

 

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale bëri me dije se brenda pak javësh do hapet edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi. Ndërsa sa i takon Tunelit të Murrizit që hapet nesër, Rama thotë se do dibranët do e kenë plumb pushke nga Dibra në Tiranë.

"Rruga e Arbrit, plumb pushke nga Tirana deri në Dibër dhe për pak javë mbyllet dhe segmenti Maqellarë-Peshkopi dhe ata që janë në bulevardin e Peshkopisë, se pa u ardhur rruga e Arbit si dibran denbabaden nuk e quajnë. Do e kenë plumb pushke, nga hoteli i legjendarit, Hotel Turizmi i Astritit deri tek hotel i Ram Gecit, i mikut tim demokrat", tha Rama. 

Ora 08:47
VIDEO/ Hapet nesër, pamjet si duket tuneli i Murrizit

 

Tuneli i Murrizit do të hapet nesër, 14 mars.

Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama në rubrikën Sy m’ sy, teksa tregoi edhe pamjet si duket tuneli tanimë i përfunduar.

Teksa po fliste për këtë transformim kreu i qeverisë bëri thirrje qytetarëve që ata që nuk kanë shkuar në Dibër është momenti për ta vizituar pasi do të gjeni një 'copë' të Shqipërisë të pazbuluar.

Ora 08:46
‘Jam zgjuar i mërzitur se më vjen keq për Gjuzin dhe…’/ Rama ironizon listat e PD-së me ikjen e Sulës: Kishin lënë në det të hapur dhe gjelin e Peqinit

 

Një ditë pas zyrtarizimit të listave për kandidatë për deputet për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama ka ironizuar opozitën, duke thënë se sot është zgjuar i mërzitur për shkak se Kujtim Gjuzi dhe Dashnor Sula janë lënë jashtë listave.

Me ironi, kreu i qeverisë thotë se Kujtim Gjuzi është përfaqësuesi me dinjitoz i Shqipërisë madhështore.

'Jam i mërzitur se Kujtim Gjuzin e kishin lënë në det të hapur dhe nga ana tjetër në det të hapur kishin lënë edhe një gjel deti të Peqinit. Por për Kujtimin u mërzita shumë sepse është përfaqësuesi më dinjitoz i Shqipërisë madhështore.'-tha Rama. 

Ora 08:42
‘Plasi syri keq’/ Rama njofton hapjen e tunelit të Murrizit: Na u mblodhën gjithë negativët, nesër nga Elbasani shkoni në Dibër

 

Kryeministri Edi Rama rubrikën e përjavshme ‘Sy me sy’ e ka nisur duke prezantur përfundimin e tunelit të Murrizit. Rama ka komentuar të gjithë ata që sipas tij ishin skeptik për hapjen dhe ka ironizuar opozitën.

“Këtë  videon e postova mbrëmë  vonë , me thënë  të  drejtën, nga tuneli përkatës. Edhe pati komente interesante. Edhe praktikisht është  bukur për ta hapur me këtë  pjesë  sepse, përgjigjet ishin interesant. Disa u morë n bojaxhinjtë , ose aty ku i kishit vënë  për të  lyer njerëzit. Tuneli më i shtrenjtë  për metër katror që lyhet. Ky është tuneli i Murrizit, për të gjithë  popullin e Dibrës që  mezi e kanë  pritur dhe që  mendojnë se e plasin syrin e keq. Syri i keq më  në fund plasi, se te ai tunel na u mblodh gjithë  energjia negative. Kështu që  nesër tuneli i Murrizit hapet. Hapet në 14 Mars, dhe pë rkon me ditën e verës. Nesër nga Elbasani në  Dibër-tha Rama.

Xh.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Ardit Haxhija: Të zhgënjehesh nga Berisha në 2025?

Ardit Haxhija: Të zhgënjehesh nga Berisha në 2025?