Ktheu banesën në bazë droge, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

 Ktheu banesën në bazë droge, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Itali

Droga dhe materialet e sekuestruara nga policia italiane

Policia italiane ka arrestuar së fundi një trafikant 37-vjeçar shqiptar, pasi kishte kthyer banesën e tij në një operacion bisnesi të tregtimit të drogës, në Itali. Sipas mediave italiane mësohet se një sasi prej 1 kg e gjysmë drogë u konfiskua në një apartament në rrugën Asiago nga agjentët e stacionit të policisë Mirafiori.

Bëhet e ditur se agjentët e policisë kishin vëzhguar lëvizjet e 37-vjeçarit për disa kohë dhe të mërkurën, ata hynë në veprim nën shtëpinë e tij, ku ai ishte gati të takonte një person tjetër, ndoshta një shofer i ngarkuar për dërgimin e drogës.

Në banesën e shqiptarit agjentët e policisë zbuluan mbi 800 gram kokainë dhe 750 gram opiumi, si dhe 2.000 euro para të gatshme.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë operacionit, policia konfiskoi dhe një zarf që mbante brenda kokainë, katër telefona celularë dhe rreth 700 euro në para të gatshme.

Ndërkohë, mediat bëjnë të ditur se sipas autoriteteve zyrtare, ky ishte rast i tetë i arrestimeve të kryera gjatë muajit të fundit nga oficerët e policisë italiane me një sasi të përgjithshme prej 4 kilogramë droge të sekuestruara.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë