Një shqiptar që është dënuar me 18 muaj burg nga një gjykatë në Britaninë e Madhe, pasi u kap në një ‘shtëpi bari’. Dino Marku, 39 vjeç, u arrestua më 9 janar nga efektivët e policisë, ndërsa në momentin e bastisjes së ‘shtëpisë së barit’, ai u kap teksa fshihej pas disa kutive.
Pak kohë më parë ai kishte shkuar nga Shqipëria në Britaninë e Madhe dhe në këmbim në 10 mijë paundëve kishte pranuar që të kujdesej për një ‘shtëpi bari’ në Powys.
“Më 9 janar oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli në zyrat e vjetra të County Times; ata e gjetën të pandehurin të fshehur pas disa kutive”, tha prokurori Philip Clemo.
Ish-zyrat e një gazete County Times ishin kthyer në shtëpi bari. Ajo ishte kthyer në një ‘fermë kanabisi’, brenda së cilës policia zbuloi 246 bimë, me vlerë rreth 258,000 £.
Gjykatësi Timothy Petts që dha dënimin me 18 muaj tha se Marku do të depërtohet në Shqipëri.