Tiranë, 20 Nëntor / ATSH - Të djelën më datë 23 nëntor 2014, në Central (rruga Frosina Plaku, Tiranë) organizimi i Youth Center Borderless dhe Central synon ta kthejë Tiranën mbrapa në kohë, në vitet 50, me anën e një aktivitetit kulturor, gjatë të cilit do të performohen live hitet më të mira të asaj kohe.
Pas një menuje mjaft të pasur kulturore që qëndra e ofron si projektin e saj në fushat e fotografisë, librit, kitarës, teknologjisë, eko-klubit, artit të të menduarit dhe provimeve, projekt ky i cili ka si qëllim kryesor fuqizimin e të rinjve duke përdorur elementet social-kulturor si mjet për të arritur përfshirjen sociale të të rinjeve në komunitet, Qëndra Rinore "Pa Kufij" Youth Center Borderless, organizon tashmë një tjetër aktivitet kulturor i cili synon që nëpërmjet muzikës së viteve 50, ashtu si në vitet 50 të influencojë në ndryshimin e mendësisë apo edhe në krijim e filozofive të reja.
Një ndër momentet më historike të influencës së muzikës janë pikërisht vitet 50, të cilat frymëzuan shumë të rinj për ndryshime të mëdha shoqërore në mbarë botën, dhe gjatë këtijë rrugëtimi muzikor, qëndra fton të gjithë të rinjtë që të pasurohen dh frymëzohen me dije te reja rreth ndryshimeve që solli muzika në atë kohë, githashtu edhe për të krijuar miqësi të reja, në dimensionin e viteve 50.
Qëndra Rinore pa kufij, është një organizatë jo-fitimprurëse e vendosur në Shqipëri, që punon në fushën e fuqizimit të rinisë.
Vizioni i sajë është që të kthehet të rinjtë në liderët e komunitetit dhe bartës të zhvillimit të qëndrueshëm, dhe të zhvillojë iniciativa që synojnë për të forcuar rolin e të rinjve në shoqëri, dhe në këtë mënyrë të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit.
/k.m/./a.g/








