Kthim pas në Torovicë...vajzat e
vogla lënë shkollën e bëhen nuse

Kthim pas në Torovicë...vajzat e<br />vogla lënë shkollën e bëhen nuse
LEZHË-Martesa e vajzave në moshë të vogël kapin shifra shqetësuese në Torovicë të Lezhës.
 
Mentalieti dhe kushtet ekonomike kanë bërë që ky fenomen po njeh veç rritje.
 
Shqetësimi është ngritur nga vetë nxënësit e shkollës 9-vjeçare në fshatin Torovicë, të cilët kanë parë bashkëmoshataret e tyre që braktisin shkollën dhe bëhen nuse.
 
Arsyet që detyrojnë prindërit të largojnë nga shkolla vajzat e tyre është për t’u siguruar një martesë, pasi sipas tyre shumë vajza po mbetën pa martuar. 

“Ka pasur shumë raste edhe në vitet e shkuara, arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet. Fillimisht mentaliteti dhe ekonomia që këtu është e dobët pasi pjesa më e madhe e popullsisë është papunë”, është shprehur një nxënëse.
 
“Shikohen në mënyrë të pabarabartë me djemtë. Kjo nuk është e drejtë por është një mani e jona dhe e të parave tanë, sepse na duket sikur i rehatojmë fëmijët kur i martojmë”, shprehet një prind ndërsa e pyetur nëse ndikon varfëria ajo thotë: “Ndikon varfëria, por mentaliteti më shumë.”
  
A ka raste në Torovicë që vajzat nuk kanë shkuar në shkollë por janë martuar në moshë të mitur?
"Me emra nuk mund t’i them por raste ka. Shkak është mungesa e edukimit shkollor të familjeve", thotë një grua.
  
Pjesë e nismës sensibilizuese të nxënësve, stop martesave në moshë të re iu bashkuan edhe autoritetet lokale të Lezhës.
 
Ndërsa përcaktojnë shkaqet që sjellin ndërprerjen e fëmijërisë se vajzave ata kërkojnë edhe më shumë ndërgjegjësim dhe bashkëpunim mes institucioneve dhe komunitetit. 

“Jeta në këtë vend është bërë pak e vështirë. Këto vajza mbaronin 9-vjeçaren dhe pastaj ktheheshin shtëpiake. Nuk është e drejtë! Unë jam një nënë, jam mësuese, jam një prej jush dhe dua gjithmonë e më shumë që vajzat të ecin gjithmonë përpara”, tha Lirika Golemi, përfaqësuese e DAR Lezhë.
 
“Një faktor që ka çuar në këtë situatë ku jemi sot, kur të rinjtë e kësaj shkolle kërkojnë që të mos u fiket drita në klasën e 9 por të vazhdojnë të ndjekin rrugën e tyre edhe më tej. Besoj se vjen nga shumë faktorë, si ekonomia”, tha Ardian Laçi Drejtor i Arsimit Bashkia Lezhë.
 
Mungesa e rrugës, punësimit, përmbytjet e tokave bujqësore dhe një mentalitet i trashëguar janë shkaqet që duhen ndryshuar në mënyrë që martesat e vajzave adoleshente të minimizohet.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar