Kthimi i bujshëm, Zamir Shtylla
merr detyrën në SHKB e Tahirit

Kthimi i bujshëm, Zamir Shtylla<br />merr detyrën në SHKB e Tahirit
TIRANË - Zamir Shtylla, ish drejtori i kontrollit, hetimit dhe ndjekjes Penale deri në vitin 2010 në prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë, një ndër prokurorët e suksesshëm që kaloi në duart e tij me dhjetëra dosje në vitet e demokracisë e me intesitet më të lartë gjatë tetë viteve të qeverisjes së PD, është emëruar në postin e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme.

“Zoti Shtylla është thirrur nga ministri Saimir Tahiri dy ditë më parë, dhe dje ka filluar nga puna. Duhet thënë se në strategjinë e ministrit është forcimi i drejtorisë së SHKB, si një drejtori që merret drejtpërsëdrejti me kontrollin në strukturat e policisë, duke dashur të shmangë pjesën e abuzimeve nga ana e strukturave të policisë. Përpos kësaj, në Shërbimin e kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, janë emëruar prokurorë, si rasti i Zamir Shtyllës, të cilët do të merret me çdo rast në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe nga pikëpamja ligjore”, thotë një nga këshilltarët e ministrit të brendshëm Sajmir Tahiri.

Duket se gjithçka po funksionon ndryshe në dikasterin e bredshëm. Kthimi në strukturat e shtetit të një prokurori të “famshëm” si ai i Zamir Shtyllës, ka trembur jo pak shumë eksponentë të cilët vazhdojnë detyrat.

Ishte dhjetori i vitit 2009 kur Zamir Shtylla nëpërmjet një letre konfidenciale i paraqiti dorëheqjen ish-kryeprokurores Ina Rama në zyrën e saj. Dorëheqja e tij nga drejtoria e hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme, u zyrtarizua diku nga mesi i janarit të vitit 2010. Ishte koha kur Zamir Shtylla u vendos në fokusin e sulmeve të ish kryeministrit Sali Berisha, si një hetues i kohës së komunizmit. Ishte koha kur Zamir Shtylla kishte në shqyrtim në duart e tij dosje të rëndësishme “korruptive” siç ishte rasti i hetimeve për Lulzim Bashën me rastin Durrës-Kukës, apo edhe çështjen “Gërdeci”, në të cilën ditë pas dite po dilnin të dhëna dhe fakte që implikonin zyrtarët më të lartë të qeverisë.
Zonja Rama e transferoi Zamir Shtyllën në prokurorinë e Elbasanit.

Por prokurori me karrierë të gjatë, i gjendur mes një sulmi të paprecedent nga politika, refuzoi transferimin, duke u kthyer në pozicionin e avokatit. Që prej tre vitesh, ai ushtronte këtë detyrë në Tiranë, në një zyrë modeste në kryeqytet, por i impenjuar me shumë çështje.

Shumë diskret me median, asnjëherë nuk preferoi të flasë edhe konfidencialisht për atë çka kishte gjetur në proceset e bujshme hetimore ndërkohë që duket se pritja, i ka rezervuar të tjera surpriza.

Tani, Zamir Shtylla mban postin e zv.drejtorit të SHKB, dhe do të jetë një ndër emrat me të cilët Tahiri do të ketë të kopsitura pjesën më të madhe të informacioneve për drejtorët apo policët në ministrinë e Brendshme.

Shkrimi u publikua sot (26.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania