Historiani Luan Malltezi, i njohur edhe si krushku i ish-kryeministrit Sali Berisha, e ka parë pozitivisht aktin e qeverisë shqiptare për të kthyer në atdhe eshtrat e Mit’hat Frashërit, patriotit dhe personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe I ftuar në studion e Channel One, Malltezi ka thënë se Frashëri është një kolos shqiptar, dhe se përmasat e figurës së tij janë të njëjta me ato të Winston Churchill.
Qeveria në mënyrë absolute ka bërë shumë mirë që kthen eshtrat e Mid’hat Frashërit. Kthimi i tyre madje është shumë i vonuar. Nëse eshtrat e tij do t’i kthenin të djathtët do hapej një problem i madh. Do thoshin e sollën ballistët. Ndërsa kur vjen e majta, qeveria shqiptare nuk e sjell në këtë kuptim, por e sjell si një personalitet të rëndësishëm të kulturës shqiptare. Nëse bëjmë një renditje të figurave më të mëdha të kombit, Mid’hat Frashëri është ndër të parët. Është një personalitet jashtëzakonisht i madh për të cilin kishte nevojë Shqipëria. Është e habitshme se si ka qendruar letërsia shqiptare pa Mid’hat Frashërin. Derisa filloi Lufta e dytë Botërore nuk ka patur njeri idenë se Mid’hat Frahëri ishte tradhëtar. Ai ishte përfaqësues i ndërgjegjes shqiptare. Është i vetmi personalitet, madje edhe sot e kësaj dite nuk ka, që botonte në revistat dhe gazetat e Evropës shkrime dhe analiza kryesisht për çështjen shqiptare. Ai ishte tejet i iluminuar. Ishte një antikomunist që i doli fjala. Ai thoshte se komunzimi ishte një gjarpër në gji. Për mua përmasat e figurës së tij janë me ato Ëinston Churchill. Padyshim një shqiptar i jashtëzakonshëm. Zogu e shndërroi në librar. Lidhur me vdekjen e tij, edhe pse nuk ka shumë fakte unë personalisht dyshoj se është eleminim. Për mua qëndron teza se atë e eliminoi shërbimi sekret amerikan për shkak se ai nuk mbështeste operacionin për ndërhyrje në Shqipëri. Mid’hati nuk donte të vinte në Shqipëri si diversant dhe është tërhequr dhe kjo ka qenë shumë kollaj për ta eleminuar. Nuk besoj se ka gisht Sigurimi i Shtetit në eleminimin e Mid’hat Frashërit. Tërheqja e Mid’hatit nuk vlente për amerikanët. Gjithsesi nuk kemi fakte të forta për këtë eliminim.
Luan Malltezi, historian
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Cdo personalitet e vlerson populli dhe jo pseudopolitikanet . Kontributi i Mithat Frasherit , duhet ndare para drejtimit te Ballit kombetar ku me dokumenta bashkepunoi me nazi fashistet . Ceremonia qeveritare nuk perfaqeson PS e vertete, por nje grup liberal te dhathte te Edi Rames . Shiko programet ekonomike dhe aplikimet me PPP ,dhe do kuptosh qe kjo nuk eshte PS qe votoi populli , por pabesia politike qe ka rrembyer emblemen e PS si parti e majte
Përgjigju