“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit

35 vjet pas realizimit të tij, filmi “Kthimi i ushtrisë së vdekur” me skenar dhe regji nga Dhimitër Anagnosti, ekranizim i romanit të Ismail Kadaresë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vjen për publikun i restauruar në 4K.  Filmi iu nënshtrua digjitalizimit, duke u restauruar si pjesë e një projekti të realizuar midis Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe laboratorit “Augustus Color” në Romë.
“Kthimi i ushtrisë së vdekur” ka në qendër një gjeneral dhe një prift italian, të cilët arrijnë në Shqipëri për të tërhequr eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës. Gjenerali me priftin, të porositur nga Beti kërkojnë edhe eshtrat e bashkëshortit të saj të vdekur, një koloneli të njohur dhe zbulojnë se ai ka përdhunuar një vajzë të re dhe është vrarë nga e ëma e saj, plaka Nicë.

Gjatë premierës së të hënës në kinema mungonte regjisori Dhimitër Anagnosti, por e pranishme ishte bashkëshortja e tij, aktorja Roza Anagnosti.

“Kuptohet, për është mua është e vështirë sot, se është hera e parë që vij pa gjysmën time, por shpresoj që të bëhet mirë. Ju falenderoj pa masë për këtë film, që e quaj është ndër më të mirët e Anagnostit.”, - u shpreh ajo.

I pranishëm ishte edhe Bojken Lako, i biri i aktorit Bujar Lako.

“Në ’89-ën, kur doli premiera e këtij filmi, veç kujtimeve të bukura me gjithë familjen Anagnosti, shkova ta shikoja në kinema edhe 6-7 herë, vazhdimisht. Më pëlqente shumë si film. Në momentin që mora vesh që do të restaurohej më erdhi mirë se tani mund të shijohet siç duhet, për shkak të cilësisë së munguar teknike të kohës së atëhershme.”, - tha Lako.

Ky film është një ndër filmat më të vlerësuar të kinematografisë shqiptare. Ai është vlerësuar me disa çmime për skenarin dhe regjinë, por edhe për kamerën dhe për lojën aktoriale të Bujar Lakos në rolin e Gjeneralit. Muzika në film mban emrin e kompozitorit Gjon Simoni, ndërsa në role, krahas Bujar Lakos interpretojnë edhe Guljelm Radoja, Roza Anagnosti, Ndriçim Xhepa, Raimonda Bulku, Liza Vorfi, Birçe Hasko, Andon Qesari, etj.

 

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë