Një grup protestuesish në Lezhë dhe në Mirditë kanë marshuar në qytet me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta policie.

Gjatë marshimit, protestuesit në Lezhë kanë tentuar të futen në sheshin “Gjergj Kastrioti”, ku ndodhet edhe Bashkia, por janë penguar nga forcat e Policisë. Disa prej tyre dëmtuan sinjalistikën rrugore, dëmtuan kosha mbeturinash dhe ndezën zjarre në mes të qytetit.

Ndërkohë në Mirditë protesta është zhvendosur në Rrugën e Kombit në Rubik të cilët shihen duke djegur goma në rrugë.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta/ Të rinjtë e maskuar mësyjnë Gjykatën e Apelit, thyejnë xhamat dhe futen brenda! Policia i ndjek ‘këmba-këmbës’, shpërndahen nëpër rrugë


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
Protestuesit në Korçë vijojnë marshimin mes thirrjeve 'Bashkohuni me ne' dhe 'Rama ik' (VIDEO)

 

Protestuesit kanë marshuar sot edhe në Korçë të cilët janë drejtuar gjimnazeve të qytetit me synimin për të përfshirë edhe protestuesit të tjerë.

Ata u kanë bërë thirrje që t’u bashkohen, duke kërkuar një pjesëmarrje sa më të gjerë të protestuesve.

Marshimi vijon mes thirrjeve “Bashkohuni me ne” dhe “Rama ik”.

Ora 11:16
Protestat në Rubik dhe Kurbin, protestuesit pa maska bllokojnë rrugën! Sulmohet Bashkia me gurë dhe molotovë (VIDEO)

Protestuesit kanë marshuar edhe në Rubik dhe Kurbin, të cilët kanë bllokuar rrugën hyrëse pranë urës në Rubik, që lidh qytetin me Rrugën e Kombit.

Situata është përshkallëzuar pranë Bashkisë Kurbin, e cila është sulmuar me gurë dhe molotovë.

Protestuesit janë shfaqur pa maska, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.

 

A.C/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?