TIRANE – “Pushteti i shkatërroi pronën shqiptarëve” dhe për “22 vjet na mashtruan për kthimin e pronave”. Kështu është shprehur lideri i partisë Aleanca KuqeZi, Kreshnik Spahiu, sot me rastin e shpalljes së platformës së kësaj force politike për pronat, e cila, sipas AK, ka mbështetjen e dy shoqatave të ish-pronarëve.
Sipas Spahiut, ligji 7501 “është tradhti kombëtare”. Ai akuzoi se “shteti ka humbur kontrollin mbi territorin” dhe premtoi se nëse vjen në pushtet do ta marrë në kontroll atë. “22 vjet shteti dështoi për çështjen e pronës”, përfundoi Spahiu.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com