Vendi ynë do të karakterizohet nga kthjellime dhe kalime vranësirash, ndërkohë që temperaturat do të vijnë në rritje.
Sipas MeteoAlb vlerat e larta barike do të kushtëzojnë mot të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash në një pjesë të mirë të vendit, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonën e ulët, por herë pas here do të kenë kalime vranësirash të lehta. Ndërsa në zonat malore parashikohet që vranësirat të jenë më të shpeshta duke sjellë shira të papërfillshëm në ekstremin jugor-juglindor.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 22°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke sjell në det dallgëzim 2 ballë
Rajoni dhe Europa
Moti – E hënë, 18 Tetor 2021
Brigjet e Egjeut vijojnë me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu e dëbore në veri të Greqisë. Po ashtu, vranësira dhe shira te dendur do të përjetojnë Europa Veriore, Lindore si edhe brigjet Veriperëndimore të kontinentit. Ndërsa me kthjellime dhe vranësirat të pakta paraqiten Europa Qëndrore dhe ajo Jugperëndimore.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2609
Lajme të tjera
-
Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot
24 Prill, 07:22
-
Përkeqësim i kushteve atmosferike, sot reshje shiu në gjithë vendin
23 Prill, 07:21
-
Rritje graduale temperaturash...e marta sërish rikthen shiun, parashikimi i motit për këtë javë
22 Prill, 07:14
-
Rikthehet moti i keq/ Dëborë në Shkodër, Dibër e Fushë-Arrëz! Pezullohen lundrimet në Durrës e Lezhë! Përmbytje në Vlorë
21 Prill, 10:43
-
Mos harroni të merrni çadrën! Reshje shiu në gjithë vendin, në zonat malore priten reshje dëbore
21 Prill, 07:29
-
Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit
20 Prill, 07:24
-
Vranësira dhe reshje shiu pasdite, parashikimi i motit për sot
19 Prill, 07:42
-
VIDEO/ Rikthehen reshjet e dëborës në vend, zbardhet Dibra dhe Thethi
18 Prill, 15:13
-
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme
18 Prill, 07:25
-
Reshje intensive në të gjithë vendin, qarqet ku mund të ketë problematika
17 Prill, 07:21
-
Kujdes! Nesër reshje intensive në të gjithë vendin! Në Shkodër, e Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve e rrëshqitje dherash
16 Prill, 12:52
-
Ulje temperaturash, ndërsa pasditja sjell reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot
16 Prill, 07:19