Shërbimi Meteorologjik Ushtarak sjell parashikimin e motit për këtë javë.
Kjo javë pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.
Ditën e enjte pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës mot me kthjellime.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Në orët e mesditës reshjet e shiut do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.
Ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht ditën e hënë pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-14m/sek.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/6666a15112bfcmoti.JPG)
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kthjellime dhe vranësira në zonat malore, si parashikohet moti për sot
25 Korrik, 07:34
-
Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot
24 Korrik, 07:26
-
Kthjellime dhe vranësia kalmitare, si parashikohet moti sot
23 Korrik, 08:16
-
Vala e të nxehtit po largohet, meteorologia për Report Tv: Pas të mërkurës do kemi rënie temperaturash
22 Korrik, 12:44
-
Temperatura deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
21 Korrik, 08:34
-
Si parashikohet moti për ditën e sotme
20 Korrik, 07:33
-
Vendi i ‘pushtuar’ nga i nxehti ekstrem, si parashikohet moti për sot
19 Korrik, 07:40
-
I nxehti 'pushton' vendin, sot temperaturat do arrijnë deri në 43 gradë celsius
18 Korrik, 08:57
-
Stuhi e fuqishme ere dhe shiu në Elbasan
17 Korrik, 18:53
-
Vijojnë temperaturat përvëluese, termometri sot shënon deri në 43 gradë celsius
17 Korrik, 07:41
-
Vijon i nxehti përvëlues, temperatura deri në 42 gradë celsius
16 Korrik, 08:30
-
I nxehti përvëlues 'pushton' vendin, temperatura ekstreme deri në 42 gradë celsius! Parashikimi i motit për këtë javë
15 Korrik, 07:27