Vijon ndikimi i masave ajrore të freskëta por të kthjellët me origjine verilindore mbi territorin shqiptar, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në zonat përgjatë vijës bregdetare, ndërsa pjesa tjetër e vendit do ketë kalime vranësirash. Parashikohet që edhe pjesa e dytë e ditës të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rënie me 2°C parashikohet në vlerat maksimale duke u luhatur nga 2°C mëngjesi në zonat malore deri në 23 °C mesdita në zonat e ulëta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.