Historitë e trishta nuk ndaluan në Gaza ku që prej fillimit të sulmit të armatosur të Izraelit ndaj plestinezëve të Hamasit janë vrarë rreth 42 mijë persona.
Bilancit së fundmi i shtohet edhe një foshnje e cila nuk ia doli ti mbijetonte të ftohti të natës në zonën e Khan Younis pranë qytetit të gazas. Vogëlushja Sela Al faseih, vetëm tre javëshe u dërgua në spital nga I ati.
Ata jetonin në një tendë në kampet e të zhvendosurve nga lufta, por dërgimi në spital ka qenë tepër vonë sic thotë I ati I Selas.
“U zgjuam dhe e gjetëm me gjak që I rridhte nga goja, duke kafshuar gjuhën nga i ftohti, e ngurtë dhe me konvulzione” Këto janë detajet e dhimbshme rrëfen babai i vogëlushes, Seela Al-Fasih, e cila vdiq si pasojë e të ftohtit të rëndë brenda çadrës së tyre në Mauasi në Khan Yunis.
Rasti i vogëlushes Sela është i treti gjatë kësaj jave vetëm në Gaza, ku të paktën dy fëmijë të tjerë kanë ndërruar jetë për shkak të të ftohtit.
Operacionet luftarake të izraelit ndërkohë nuk ndalen. Mëngjesin e kësaj të enjteje, 26 dhjetor, sulmi i ushtrisë izraelite la të vdekur 10 persona pranë qendrës së gazas, ku shumë raportohen se kanë mbetur brenda rrënojave.
Ndërkohë, shpresat për një armëpushim dukeshin të ndërlikuara të mërkurën, pasi Izraeli dhe grupi militant Hamas që kontrollon Gazën shkëmbyen akuza për vonimin e një marrëveshjeje. Në javët e fundit, të dyja palët duket se po afroheshin drejt një marrëveshjeje që do të kthente në shtëpi dhjetëra pengje të mbajtura nga militantët në Gaza, por kanë dalë në pah dallime.
Edhe pse si Izraeli ashtu edhe Hamasi kanë shprehur optimizëm për përparimin drejt një marrëveshjeje, sipas personave të përfshirë në bisedime, mbeten çështje të pazgjidhura në lidhje me shkëmbimin e pengjeve me të burgosur palestinezë dhe tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.
Të mërkurën, Hamasi akuzoi Izraelin për vendosjen e kushteve të reja që lidhen me tërheqjen nga Gaza, të burgosurit dhe kthimin e personave të zhvendosur, gjë që, sipas tij, po vonon marrëveshjen.
kjo eshte nje tragjedi njerezore. O bote e poshter, ca po na degjojne veshet. O njerez te poshter qe lejoni keto masakra te ndodhin.
Përgjigju