Juristi Rezart Kthupi, e ka cilësuar si pazar mes PD dhe PS, propozimet për ndryshimin e Kushtetutës. Ai theksoi se Rama dhe Berisha do të bëhen bashkë si në vitin 2008 kur votuan ndryshimet kushteuese.

‘Rama do të shkojë tek presidenti, pra të bëhet president, sepse ka mbrojtje nga ligji, askush se ndjek penalisht për ato që ka bërë në të kaluarën. Unë mendoj se edhe senatorët nëse do të bëhët Senati do të kenë një mbrojtje të ngjashme me presidentin dhe është marrëveshje shumë e largët në vizion, por e afërt në kohë. Marrëveshja është e atyre të dyve, si e bënë në 2008 që bënë Kushtetutën.

Sot nuk jemi në gjendje që të zbatojmë këtë Kushtetutë që e kemi funksionale, imagjino sa do të jemi në gjendje që të zbatohet një artitekturë e re. Nuk është çështje ambicie. Po të ishte për çështje ambicie Rama është mirë kështu si është me një opozitë të rrudhur, është çështje pragmatizmi’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Parlament me 101 deputetë dhe Senat, Ndreca në ‘Repolitix’: Prekja e Kushtetutës do përfshinte dhe presidentin! Kapri: Pazar PS-PD kundër partive të reja