PS dhe PD do duhet të ulen në tryezë për të gjetur kompromisin për reformën zgjedhore. Ish-deputeti i PS i ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv komentoi propozimin e Sali Berishës për krijimin e një Senati, si edhe propozimin e kryeministrit Rama në muajin shtator për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.
Në një vend të vogël si Shqipëria, Ndreca thotë se propozimi i Ramës për uljen e numrit të deputetëve qëndron, duke theksuar se propozimi i Ramës nuk reformon Republikën e Shqipërisë. Përkundër propozimit të Berishës për Senat që sipas Ndrecës ndërhyn në artitekturën e Kushtetutës dhe ndërton një Republikë të re.
E majde Ndreca thekson se nëse Senati futet në Kushtetutë, atëhere ndryshimet do të preknin edhe Presidentin, kompetencat e të cilit do duhet të ndryshohen. Ish-deputeti solli si shembuj dy vende europiane, Italinë ku Senati ka rol kryesor dhe presidenti ka një post honorifik, por edhe Francën ku krahas senatit, presidenti ka kompetenca ekzekutive.
‘Propozimi i Ramës nuk reformon Republikën, ka sens që të ulet numri i deputetëve në një vend të vogël si i yni. Kurse propozimi i Berishës për bërjen e senatit ndërhyn në artitekturën e Kushtetutës, po ndërton një Republikë të re. Kjo do të ridimensiononte të gjitha kolonat kushtetuese. Duket si propozim interesant në pamje të parë, por do të ndërhynte në të gjithë artitekturën e Kushtetutës. Kur bënë një dhomë të re kërkon kompetenca të reja dhe do të kërkonte një kohë të caktuar. Kushtetuta është marrëdhënie mes qytetarëve dhe shtetit dhe për rrjedhojë duhet që të ketë një konses të gjerë, s’mund të bëhet nga dy palë politike. Secila parti mund të hedh teza për të bërë ndryshime kushtuese, sigurisht dy partitë më të mëdha mund të bëjnë propozime që janë më të rëndësishme’, tha ai.
Deputeti i Partisë ‘Mundësia’ Erald Kapri, tha se kët ndryshime kushtetuese po bëhen mes PS dhe PD për të goditur partitë e reja. Ai theksoi se problemet që ka vendi nuk mund t’i zgjidh krijimi i një Senati.
‘Berisha dhe Rama bëhen bashkë për ti shërbyer interesit të njërit- tjetrit. Nuk mendoj se vendit do ti nevojitet një senat, për një vend të vogël si jemi ne do të ishte një ngarkesë. Ne kemi pasur senat në kohën e zogut, të gjithë donin që të bëheshin senator dhe senati zërë se nuk mblidhej fare. Nuk mendoj se problemet që ne kemi me korrupsionin dhe me reformat për hyrje në BE nuk mendoj se do ta zgjidh një senat. Ulja e numrit të deputetëve dhe duke rritur pragun ose duke ndryshuar kodin zgjedhor është vetëm një pakt që bëhet mes atyre të dyve. Ne kemi nevojë për përfaqësim në Kuvend kur ulë numrin e deputetëve nuk është se do kursesh ca lekë, ne kemi nevojë për përfaqësim’, tha ai.
Për analistin Endri Tafani, nëse do të kishim më pak deputetë në Kuvend, atëherë do të kishte më pak mundësi për partitë e reja që hynin në Kuvend. Sipas Tafani, nëse kjo do të realizohej do të fuqizonte më shumë partitë e vjetra.
‘Më në fund partitë politike po e hedhin popullin si gjithmonë. E ka bërë njeri gjatë fushatës temë do të ndryshojmë Kushtetutën, nëse do e kishte thënë Berisha mbase do kishte marrë më shumë ose më pak, po ashtu edhe për Ramën. Nuk mund të premtosh tjetër gjë dhe më pas të bësh gjëra të tjera. Bëje pjesë të propozimit elektoral nëse do të bësh ndryshime në Kushtetutë. Nuk ke legjitimitet për të ndryshuar Kushtetutën. Mandati që ka marrë Rama është mandat qeverisje, jo mandat për ndryshim Kushtetute. Ulja e numrit të deputetëve krijon vështirësi për t’u futur në kuvend për partitë e reja, sepse rritet pragu’, tha ai.
Juristi Rezart Kthupi, tha se ky është një pazar mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
‘Të dy thonë hajde ndryshojmë Kushtetutën. Nuk është se është hera e parë ky pazar mes tyre. Ky është i radhës dhe është në dëm të shqiptarëve. Nuk bëhet si bënë Berisha që del në një konferencë për shtyp dhe thotë shiko ne propozojmë këtë. Nëse ndërhyn në artitekturën kushtetuese të shtetit, atëherë do deformohet artitektura që është sot në funksion’, tha ai.
Juristi Rezart Kthupi, e ka cilësuar si pazar mes PD dhe PS, propozimet për ndryshimin e Kushtetutës. Ai theksoi se Rama dhe Berisha do të bëhen bashkë si në vitin 2008 kur votuan ndryshimet kushteuese.
‘Rama do të shkojë tek presidenti, pra të bëhet president, sepse ka mbrojtje nga ligji, askush se ndjek penalisht për ato që ka bërë në të kaluarën. Unë mendoj se edhe senatorët nëse do të bëhët Senati do të kenë një mbrojtje të ngjashme me presidentin dhe është marrëveshje shumë e largët në vizion, por e afërt në kohë. Marrëveshja është e atyre të dyve, si e bënë në 2008 që bënë Kushtetutën.
Sot nuk jemi në gjendje që të zbatojmë këtë Kushtetutë që e kemi funksionale, imagjino sa do të jemi në gjendje që të zbatohet një artitekturë e re. Nuk është çështje ambicie. Po të ishte për çështje ambicie Rama është mirë kështu si është me një opozitë të rrudhur, është çështje pragmatizmi’, tha ai.
Komente












