Në Udhëzim përcaktohet se çdo tatimpagues që ka një njoftim vlerësimi të lëshuar nga administrata tatimore qendrore dhe vendore që mban datën nga 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013 dhe që nuk konstaton emrin e tij në listën e publikuar, ka të drejtën e tij t’i drejtohet me një kërkesë me shkrim (ankesë) Drejtorisë Rajonale Tatimore që ka lëshuar Njoftim Vlerësimin, duke i bashkangjitur kërkesës edhe një kopje të Njoftim Vlerësimit dhe çdo dokument tjetër që disponon për gjobën e aplikuar nga administrata tatimore, duke dëshmuar se është lënë jashtë liste pa të drejtë.
 
Redaksia Online