Kuçi: Gjatë fushatës asnjë zyrtar
serb nuk do të hyjë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka deklaruar se që nga nesër, kur fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë, asnjë zyrtari të Serbisë nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovë deri në përfundim të saj.

Sipas tij, ndalesa për zyrtarët e Serbisë do të zgjasë deri më 1 nëntor kur edhe përfundon fushata zgjedhore, raporton Orainfo.

Sipas B92, Qeveria e Kosovës ka refuzuar që të lejoj kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiç që të premten ta vizitoj Shtërpcën. Daçiq të premten, më 4 tetor kishte planifikuar që në Shtërpcë të jetë i pranishëm në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë që do të mbahen më 3 tetor.

 Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka marrë vendim që zyrtarëve serbë t’iu ndalohet hyrja në Kosovë gjatë fushatës parazgjedhore, e cila nis më 3 tetor.

“Ministria e Drejtësisë është kompetente për të përcaktuar mundësitë e vizitave nga Serbia. Në bazë të informacioneve që kam, Ministria e Drejtësisë ka vendosur të mos lejojë vizita në këtë periudhë, pra gjatë fushatës zgjedhore. Dihet që fushata zhvillohet brenda një shteti dhe nuk ka nevojë që zyrtarët e një tjetër vendi të vijnë”, ka thënë Tahiri.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë