Kuçi: Jo gjashtëpikëshit
të kreut të OKB Ban Ki Moon

Kuçi: Jo gjashtëpikëshit <br />të kreut të OKB Ban Ki Moon
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka kundërshtuar mundësinë se në dialogun për veriun do të përfshihet edhe 6-pikëshi i Ban Ki-moonit, duke thënë se informatat e tilla janë vetëm pjesë e debateve mediale, shkruan e përditshmja Zëri.

Kuçi ka përjashtuar mundësinë që serbëve të veriut t’u garantohen ulëset në Kuvend. Koncesionet për veriun shihen si rrezik për shembje të sistemit demokratik në vend.
Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i shpërfillë të gjitha strategjitë për integrimin e veriut që mund të bëhen nga qarqe të ndryshme ndërkombëtare, e që nuk janë në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Ai gjithashtu, ka deklaruar për RTV21 se zgjidhja e vetme e pranueshme për veriun do të jetë në kuadër të Kushtetutës aktuale të Republikës së Kosovës.

“Çdo zgjidhje për pjesën veriore do të jetë në kuadër të kushtetutës aktuale të Republikës së Kosovës. Nuk do të ketë zgjidhje tjetër. Çdo ide tjetër dhe spekulim lidhur me veriun është i paqëndrueshëm dhe të njëjtat mund të jenë vetëm pjesë e debateve mediale”, ka thënë Kuçi. 

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi është zotuar se serbëve të veriut nuk do t’u jepet asgjë më shumë se serbëve që jetojnë në anët tjera të Kosovës.

Kuçi ka mohuar se dikush t'ia ketë imponuar Qeverisë së Kosovës gjashtëpikëshin e Ban Ki Moon dhe ndonjë plan për veriun duke shtuar se për veriun e vendit nuk do të ketë më kompromise plus. 


/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë